E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne kryeqytetet evropiane perdite qarkullojne produkte te modifikuara kulturore nga gjithe bota

Njeriu fatkeqesisht do te vazhdoje te ndihet pergjithmone tejet i vetmuar e tejet i frikesuar aq sa te gjeje shpetim te komunikimi i heshtur - nje komunikim qe mund ta braktise e ti rikthehet ne varesi te gjendjeve te tij shpirterore dhe pa ndermjetesine e nje te treti.

Njeqind vjet pas lindjes Greqia nderon poetin e saj kombetar Odiseas Elitis ashtu sic ai nderoi kulturen e saj me nje cmim te dyte Nobel pas G. Seferit. Ne Tirane eshte

Fondacioni Grek i Kultures qe merr nismen e disa veprimtarive per njohjen e vepres se tij poetike ne audiencen shqiptare ne diten e lindjes. Keshtu sot ne mjediset e Ministrise se Kultures do te behet nje takim filologjik dhe shkencor ndermjet pedagogeve dhe studenteve te universitetit. Do te degjohen referime recitime poezish ne gjuhen greke dhe ate shqipe do te shfaqen dokumentare nga jeta dhe vepra e poetit dhe do te shperndahet kompozimi poetik poezi te perkthyer per here te pare ne shqip Kenge heroike dhe vajtuese per nentogerin e humbur te Shqiperise ne oren 1700. Ne sallen e ekspozitave te Fondacionit Grek te Kultures Rruga e Kavajes Condor Center kati i 3-te diten e premte dhe ne oren 1700 do te perurohet ekspozita fotografike per jeten vepren dhe aktivitetin e Odiseas Elitisit. Programi perfshin nje dokumentar i cili do te shfaqet per vizitoret gjate gjithe kohezgjatjes se ekspozites deri ne 25 nentor. Per hapjen e ekspozites eshte ftuar Ambasadori i Greqise ne Tirane.

Te henen ne amfiteatrin e salles Black Box te Universitetit te Arteve ne oren 1800 do te realizohet nje takim muziko-poetik midis pedagogeve dhe studenteve te Shkolla e Muzikes dhe Teatrit te Universitetit te Arteve. Artistet pedagoget dhe studentet do te prezantojne vargjet e Elitisit te cilet jane bere te njohur boterisht me kompozimin e Miki Theodhorakit. Ne frymezimin teatra qe do te vijoje do te recitohen greqisht edhe shqip pjese nga vepra e Elitit Albaniadha.

Ne keto aktivitete Vatra e Tiranes se F.G.K.-se dhe Miqte e Kultures Greke kane pergatitur tre fashikuj per t ia shperndare publikut Katalogun e Ekspozites se fotografise vepren e pare e Elitisit Kenge heroike dhe vajtuese per nentogerin e humbur te Shqiperise botimet TOENA te perkthyer ne shqip nga Llambro Ruci dhe nje antologji te poezise te frymezuar nga Odiseas Elitis veper e intelektualit shqiptar Arjan Ramaj. Me poshte botojme nje pjese te intervistes te marre elites para se te vleresohej me Nobel e sjelle ne shqip e perkthyer nga Romeo Collaku ne nr. 14 te revistes letrare Aleph 2003.

Si filluat te shkruani

ELITIS E verteta eshte se pavaresisht nga mania qe kisha qysh i vogel me librat dhe revistat dhe megjithese i adhuroja pa rezerva ata qe i mbushnin librat me veprat e tyre mendimi se ndonjehere edhe une mund te shkruaja me lindi shume vone.

Mbaj mend qe me mbarimin e gjimnazit ne moshen shtatembedhjete vjecare nuk kisha shkruar asnje radhe. Natyrisht poezine gjer ne ate kohe si vlere shpirterore nuk e kisha zbuluar ende. Me shume se gjithcka me terhiqte proza dhe sidomos pershkrimet e udhetimeve dhe studimet historike e etnografike qe me diktoheshin nga adhurimi im i madh per natyren dhe nga dashuria fanatike per udhetimet. Mesimdhenia e keqe e letersise se re greke ne shkolle dhe mungesa e nje mjedisi letrar nder te afermit dhe miqte sic e shikoni e penguan dashurine time per poezine aq sa - ctju them - ajo me ishte paraqitur ne nje trajte krejt te keqkuptuar si ndjenja te disata e te vargezuara si ninulla e paafte per te vene ne zoterim nje vrull vertet mbreselenes. Katharevusa nga njera ane Polemisit e Dhrosinisit nga ana tjeter ishin gjerat me te papershtatshme qe mund te gjendeshin per te me terhequr vemendjen. Shume me vone rreth viteve 1929-1930 zbulova pa ndihmen e ndokujt liriket franceze e madje edhe me bashkekohoret te cilet edhe pse nuk i kuptoja me gjithsej ushtruan tek une nje tundim te jashtezakonshem e me bene papritmas te arrija ne skajin tjeter per te pare se vetem poezia mund te shprehe gjithcka me mjetet me te dijshme e njeheresh me te lashte gjithe larmine gjithe thellesine gjithe ngjyrimet e permbajtjes se nje njeriu dhe keto me saktesine me te madhe perkundrejt gjendjeve sentimentale dhe piken e brishte te takimit te ketyre me boten e jashtme. Qe ketej u ktheva mbrapsht tek poezia e re greke dhe kur e njoha me mire ndjeva nje kenaqesi te thelle e krenari bashke. Ndjeva -dhe ndjej ende - se eshte e vetmja nga fushate tjera te artit ne vendin tone qe ka zene nje vend aspak me te ulet se nivelet evropiane.

Pastaj cu be E gjetet lehte rrugen tuaj

ELITIS Natyrisht me kerkesat qe kisha ne fillim arritjet e mia te para me zhgenjenin vazhdimisht dhe kalova brenda nje kohe te shkurter nga njera maniere te tjetra shkrova poezi kavafiste pseudofuturiste poezi neoklasike balada e sonete dhe gjithe cju shkon ne mendje derisa gjeta formen e vertete qe me shkonte per shtat.

Por keto poezi nuk e pane driten e botimithellip

ELITIS Fatmiresisht u permbajta e si botova kurre. E verteta eshte se ne kete pike me ndihmoi edhe nje krenari e fshehte egoiste qe me bente te mos dija te kaloja nga stadet e ulta sikurse i gjykoja nga te cilat detyroheshin te kalonin shumica e bashkemoshatareve te mi per te marre pergjigje te buta nga leterkembimet e revistave te lehta e per te botuar me njeqind te lutura ndonje vjershez aty-ketu. Zgjodha durimin deri ne castin kur do isha i gatshem per te debutuar denjesisht ashtu sic ndodhi vertet me 1935 kur botova nje cikel me poezite e mia te para ne revisten me te rrepte te kohes Letrat e Reja. Sot natyrisht te gjitha keto me duken naive dhe feminore por prape ndonje here mendoj se do jete ne te mire te te rinjve po ti vene vetes kerkesa te medha.

1942

Si shpjegohet fakti qe masat nuk e kuptojne poezine e re

ELITIS Le te kujtojme cka thene mbi kete ceshtje Jorgos Seferis Fakti qe edhe poezise i takon te shfrytezoje per tu shprehur 24 shkronjat e alfabetit nuk do te thote se per kete arsye mund te jete e kapshme per kedo qe di shkrim e kendim. Cfare kerkoni duhet ta pranojme nje here e pergjithmone poezia eshte nje art si gjithe te tjeret qe ka te fshehtat e tij veshtiresite varesine nga nje teresi faktoresh te tjere ligjet e tij te zhvillimit. Qe poeti vepron ne perputhje me nje varg reagimesh e kundereagimesh dhe qe nuk eshte perhere ne doren e tij te beje njeheresh art te madh dhe art plotesisht te kuptueshem si p.sh. ne kohen tone kur mungesa e nje miti te perbashket na privon nga konvencionet e perbashketa qe do te mundesonin nje komunikim te drejtperdrejte. Le te mos hidhemi pra me kercimin e pleshtit tek Dante a Eskili a Homeri ngaqe gjetiu rrezikojme qe te rikujtoj nje thenie te njohur te Seferisit te pandehim se e kuptojme poezine e Homerit ne nje kohe kur nuk kemi kuptuar vecse zemerimin e Akil famemadhit.

Crol mund te luaje kritika per tu kuptuar poezia bashkekohore

ELITIS Natyrisht po te kishte ne vendin tone nje ushtrese te formuar dhe te panderprere te kritikes se mire do te kishim edhe nje mesatare me te larte te edukimit estetik cka do te thote se vete poeteve nuk do tu paraqitej nje e me dy nevoja per te shpjeguar ceshtje qe ne vende te tjera jane njohur e zgjidhur prej kohesh. Fatkeqesisht ne vendin tone

ngaterrojme ende kengen me poezine dhe gjykojme me te njejtet kritere edhe Te lire ne rrethim edhe Bajamja e celur. Kritika besoj do duhej ne vend qe te beje demagogji duke ledhatuar reagimin instiktiv te lexuesit ndaj teksteve te veshtira tia beje keto atij me te aferta me te kapshme sic ndodhi p.sh. ne Angli me Kater Kuartetet e Eliotit. Ne vend te kesaj shpesh hesht apo qesendis. Gje e lehte kjo. Porse per kete ndeshkohet duke mbetur ende ne nivelin e kohes se Akileas Paraskosit. Ju e dini se me te njejten mendesi u gjykua ne kohen e tij Griparis dhe se ka edhe ne ditet tona shume nga ata qe e cilesojne Pallamasin te veshtire e te erret. Kjo nuk do te thote se poetet tane vepruan arbitrarisht dhe te shkeputur krejtesisht nga estetika e pergjithshme. Perkundrazi. Poezia e tyre i solli risite ne kohen e duhur qe do te thote se shmangu gjithcka qe mund te zbehte shprehjen dhe te tradhtonte vegimin dhe pikerisht nga kjo perparoi kaq shume neper ndjeshmerine e races sone dhe te tradites sone historike. Edhe poezia e re ne ditet tona nuk ben ndonje gje me teper se kaq.

Si e vleresoni mendimin se poezia e re karakterizohet nga mungesa e logjikes dhe rrokopuja e ideve

ELITIS Rrokopuje idesh mungese logjike Mos valle thjesht emertojme keshtu gjithe cnuk perputhen me logjiken tone me sistemin tone te ideve Poeti bashkekohor nuk do te kishte arsye per te shkruar nese nuk do te ndodhej ne kahun e kundert te moralit te pergjithshem dhe rendit mbizoterues te botes. Mirepo kete ka dashur ta tregoje jo vetem se jashtmi ne menyre pershkruese por edhe se brendshmi me rrjedhoja qe gjejne perkatesite e veta ne vecorite e formes. Asnjehere sa ne poezine e re perpjekja per te vendosur nje baraspeshe midis formes dhe permbajtjes nuk ka qene kaq e madhe dhe asnjehere tjeter ne historine e poezise nuk ia ka dale qe dhe forma te behet element i permbajtjes - si ne ditet tona. Qe ketej e tutje qe ka ardhur vertet koha te udheheqim gjithe pervojen bashkekohore drejt periudhes klasike kjo do duket me qartazi. Po si mund te na behen pas njerez qe diskutojne ende per rimat Rimat nuk e penguan poezine e madhe Sollomos Pallamas por as i qene te domosdoshme asaj Kalvos Kavafis. Por do na duhej te mendoheshim thelle mbi natyren e gjuhes greke dhe te shkonim shume larg neper traditen tone kombetare per te gjetur se cilat jane arsyet qe na diktojne sot mosrespektimin e tyre. Por me sa duket nuk paskemi kohe te marrim persiper nje gje te tille. Asnjeri nuk ka kohe ne kohen tone te thellohet ne dicka por te gjithe kane kohe te gjykojne e stergjykojne gjithcka. Madje edhe mjetet qe gezon sot qyteterimi per perhapjen dhe popullarizimin e veprave shpirterore me menyren sesi funksionojne arrijne besoj ne

perfundime te kunderta. Me vjen keq qe e them por shtypi kinematografia radioja e poshterojne kuptimin e Artit dhe ledhatojne prirjen te gjitha ti shohim te gjitha ti njohim ne kembe me nje sy te shpejte. Nen rrethana te tilla poeti gjithnje e me teper behet nje martir kryqezuar nga pasionet mediokre te koheve tona. Por njekohesisht eshte i vetmi qe shpeton nga tallja anet me te cmuara te njerezve.

21.1.1953

Dyzete vjet poezi. Dyzete vjet ne brigjet e Homerit. Vargu juaj Vec nje dallendyshe dhe ka per tardhe pranvera shprehu shpresen dhe deshperimin tone ne ditet e zeza te nentorit 73. Si ndiheni sot teksa mbushni dyzete vjet jete poetike

ELITIS Nese ngjallte ndjenja te tilla mund te jete varg i gezueshem. Sa per vete ndjehem i vetmuar si kurre ndonjehere. Por edhe si kurre ndonjehere i kenaqur. Kam vec nje synim te mbaroj vepren time. Dhe do doja te shkruaja mbi porten e shtepise sime disa fjale qe kam thene ne nje interviste tjeter gjate viteve te diktatures Nuk pres asgje dhe nga askush. Kjo eshte dicka qe vlen gjithmone dhe me mbron nga mishmashi i Tregut me jep nje ndjenje te pafund lirie.

Clloj motivesh keni perafersisht

ELITIS Gjithe temat qe me kane terhequr vemendjen per shume kohe me nje menyre a tjetren gjejne vend te renditen. Padrejtesia p.sh qe sundon perhere boten fuqia qe jep numri. Hendeku midis reflektimit estetik te Lindjes dhe Perendimit dhe raporti i tyre brenda botes morale. Realiteti paskristian dhe njekohesisht pasmarksist sic na zbulohet ne ditet tona nga grupi i filozofeve te rinj. Keta jane shembuj. Natyrisht per njeriun thjesht te menduar keto dalin terthorazi. Por te mos harrojme se terthorazi ne proze eshte drejtperdrejt ne poezi. Per keto arsye e shume te tjera nje poeme e tille eshte e natyrshme te shkaktoje reagime te shumta. Por jam i pergatitur ti perballoj dhe ti kapercej. Sidomos sot qe mendimi i pavarur lejohet dhe te gjithe jane te prire te mendojne turlilloj. Bota per ta ekziston vetem sic e shikon formacioni ku bejne pjese.

Fjala formacion sic e permendet me sjell te nje pyetje qe gjithnje me ka djegur ne lidhje me ju. Besoj erdhi ora tjua drejtoj. I denoni kategorizimet

ELITIS Nuk denoj asgje. Nuk e kam te drejten. Kam vetem bindjet e mia. E cte bej qe nuk ka ndonje formacion qe te perfaqesoje bindjet e mia Lere qe per nje poet kjo me duket e pagelltitshme. E perfytyroni dot nje Sollomos si anetar partie. Poeti i perket gjithe vendit te tij dhe gjithe popullit te tij. Ne kete teme bej shume kujdes. Mbaj mend qe pas nderrimit te regjimit dhe gjate perpjekjes se pergjithshme per te rigjetur vetveten pranova te behem kryetar i keshillit administrativ te televizionit. Por me tu qetesuar gjerat nxitova te jap doreheqjen. Per te njejtat arsye nuk pranova te ve kandidaturen per deputet apo ate per akademik. Sepse dua cdo cast ti ndjej duart te lira.

Fakti qe veprave tuaja u behet jehone nuk ju jep shtyse Nuk ju nxit te vazhdoni

ELITIS Eumlshte e natyrshme. Dhe sigurisht qe vazhdoj. Tani qe po flasim shtate vepra te medha dhe rreth njezet krijime te tjera perbejne pjesen me te madhe te nje permbledhjeje te dyte po aq voluminoze. Por keto jane histori me vete.

Besoj se ketu do mund te qartesonim nje habi te arsyeshme. Si shpjegohet te jepni nga njera ane kaq rendesi e perkushtim ndaj tradites greke sikurse duket qartazi ne cdo faqe te librit tuaj me ese Letra te hapura dhe nga ana tjeter kahja revolucionare deri ne anarkizem do te thosha qe merrni ne shume shkrime tuajat...

ELITIS Dallimi arbitrar dhe ne thelb idiot ne nacionaliste dhe perparimtare i ngaterron si gjithmone gjerat. E cdo te thote kjo Qe perparimtaret nuk e duan vendin e tyre Qe e duan vetem nacionalistet qe e dime shume mire se shpesh thjesht u intereson ta duan Per mua besimi te helenizmi eshte tjeter gje. I mbeshtjelle padyshim nga tradita. Por edhe i mbeshtetur ne te tashmen. Besoj se vendi yne i vogel dhe vendet e tjere te vegjel - nuk eshte e njejta gje. Jemi te mbushur me te meta ne rregull mirepo perkrah shume minuseve kemi edhe nje plus karshi te tjereve qe vetem ne e kemi. Te huajt e kuptojne ate me mire se edhe ne. Prandaj dhe o na lakmojne si fqinjet tane o na tremben dhe sthone te na lene te ngreme koke si perendimoret pa perjashtim. E treguan me qendrimin e tyre ndaj nesh edhe ne vitet e fushates mikroaziatike edhe ne ditet tona me Qipron. Duke e lene menjane qe kjo histori eshte e thelle dhe po ta rishqyrtosh do arrish gjer te Kryqezatat e gjer te Skizma. Qellim i perhershem i Perendimit ka qene gjithnje te na fuse te dyja kembet ne kepucet e tij. Dhe ja ku po ia del mbane ne ditet tona. Ketej e tutje do ecim me njeren kembe ne TPE e me tjetren ne NATO.

Me keto qe po thoni tani z. Elitis nuk merrni ate qe quajme pozicionim politik

ELITIS Jo per Zotin le te sqarohemi. Nuk bej politike dhe aq me pak te verdhe. E pranoj qe keshtu sic na erdhen gjerat ndoshta nuk i behet ndryshe. Dhe nese gjithe problemi yne ishte te vishnim breke me te mira duhet te jemi plotesisht te kenaqur. Por kam te drejte si grek te shqetesohem per pasaporten time.

Cdoni te thoni saktesisht

ELITIS Do tju sjell nje shembull. Mendoni sikur largqofte vuani nga nje semundje e pasherueshme qe ju shpie drejt vdekjes vetem nese merrni nje ilac te caktuar qe qellon fatkeqesisht te kete pasoja anesore tju shemtoje fytyren. Cdo beni Do ta merrni ilacin per te shpetuar. Por kjo nuk do tju pengoje qe sa here te shikoheni ne pasqyre te ndjeni pikellim e brenge. Kjo brenge me pushton. Ndjej sesi cdo dite ekzistenca jone shpirterore ndryshon ngaqe hullohet ne fonderine e madhe e llupese te Veriut. Disa kolege idiote -nuk ngurroj ta them- ledhatohen me mendimin se fale Tregut te Perbashket vepra e tyre do kaloje me nje perkthimth dhe do behet e perbotshme. Asgje nuk do ndodhe. Dhe ata vete ne perpjekje per tu bere te lehteperkthyeshem do humbasin ndjenjen e tyre gjuhesore. Ne kryeqytetet evropiane perdite qarkullojne produkte te modifikuar kulturore nga gjithe bota. Qendrojne disa jave e mandej fundosen ne ujerat e anonimatit. Po e them pa paramendim. Kesaj kohe pergatiten botime te miat ne Rumani ne Suedi ne Spanje. Kjo me kenaq shume. Por nuk me ben te kem iluzione.

Tani dicka tjeter. Prej kohesh degjohen fjale e madje te shpeshta per cmimin Nobel. Cfare ndodh z. Elitis me kete teme

ELITIS Cvrisni mendjen. Ne Greqi edhe kepuce te te sjellin nga Suedia do te te shohin si kandidat per Nobel. Une per vete nuk u mora kurre me kete teme dhe as qe behet fjale te merrem. I mire eshte Nobeli dhe ku e gjen ta marre ndokush per te mire te vendit. Vec kesaj cvlere tjeter ka ai Ceshte me teper Quasimodo apo Saint john-Perse qe e moren nga Ungaretti apo Valery qe nuk e moren. Nobelin qe me intereson e jep koha. Por kete kush arrin ta shikoje E shikoni se me sa kursim jane bere gjerat ne kete bote-qe te bejme pak filozofi te lire.

Do me lejoni te shmangem nga karakteri pyetes i bisedes dhe te theksoj se nje pozicionim i tille si juaji duhet vleresuar krejt ndryshe ne ditet tona kur jeta hyn ne nje rrafsh thelbesisht demokratik.

ELITIS Nga publiku po sigurisht. Nga zyrtaret aspak. Shume here ndiej te jem bere padashur test qe verteton pikerisht te kunderten. Ngordhin te gjithe per lule e duartrokitje. Dhe atehere te perulen. Por ngushellim eshte kur mendon se ka shume kolege edhe me serioze e te matur qe vazhdojne pa frike punen e tyre larg cdo zhurme. Ngushellim jane edhe te rinjte fare ata qe tani hyjne ne Universitet. Mbaj disa kontakte me ta dhe mund te them se nuk me shkojne dem. Ka ne mes tyre pakica te vogla qe i shikojne gjerat me nje sy krejt tjeter.

Cfare doni te thoni konkretisht Mund te na e percaktoni kete

ELITIS Problemet qe i cilesojme te sotme jane trajta te se shkuares. Pra brezi i ri me i riu duket e percepton kete dhe vepron. Duket ai merr persiper te zgjidhe prangat e gjithe fanatizmave dhe ti riktheje lirise kuptimin e saj te vertete.

Dhjetor 1979

Bota sot e natyrisht bashke me te edhe Greqia ecen drejt pamjes se levizshme. Teknologjia e ka zevendesuar madje do thosha e ka zhvleftesuar fjalen e shkruar. Poezia juaj u shpernda ne gjithe Greqine nepermjet muzikes. Ndersa ne vendet perendimore fjala tanime gati gjithmone tejcohet e shoqeruar nga pamja. Andre Malraux mendonte se pas disa dhjetevjecaresh ne mos me heret libri do zhdukej.

ELITIS Ndoshta kete kam ndjere kur shkrova ne librin tim te fundit poetik nevoja per tu shnderruar cdo cast ne pamje. Por ja edhe nje virtyt tjeter i poezise ajo nuk eshte e padepertueshme dhe u pershtatet kushteve te jetes parashikon edhe ndryshimet. Me pare se teknologjia te na diktonte pothuajse si ekskluzivitet perceptimin optik te gjerave poezia filloi te behej gjithnje e me shume pamore. Mendimi nuk stampohej drejtperdrejt por perpunohej ne optike perkatese. Dicka qe e lejon sot te qarkulloje neper qarqet poetike ne nje pjese te madhe te auditorit qe eshte i hapur kah ndjenja dhe i mbyllur kah mendimi ngulmues. Por duhet te jemi te kujdesshem. Me kete menyre poezia nuk ben asnje leshim. Ben thjesht nje pershtatje me ndihmen e mjeteve te saj domethene me fjalen. Muzika teatri televizioni mund ta asimilojne poezine por kurrsesi ta zevendesojne. Personalisht me kalimin e viteve vija re -perhere me vonese- se shume nga veprat qe mbaroja si Aksion Esti Monograma apo Maria Nefeli permbanin elemente te pershtatshem per skenen apo muziken. Dhe nuk eshte cudi te isha ndikuar ne subkoshience nga ajo fuqi e madhe ne epoken tone fuqia e ketyre instrumenteve qe krijojne nje gjuhe nderkombetare komunikimi. Ne te ardhmen ne rast se do ti lipset kerkesave te nje publiku te gjere transfuzioni i nje grupin poetik ne nje film te shkurter televiziv do jete i mundshem ne masen e forces vizionale te skenaristeve. Ndersa prodhimi i mirefillte industrial i poezive televizive po te realizohet nuk do kete jete. Madje edhe fantazia me e guximshme a me e pasur po qe se nuk buron prej shkrimit te nje vegimi te arrire gjuhesisht eshte e denuar te vdiret ne cast. Sa per zhvleftesimin e librit lejomeni te jem i rezervuar. Njeriu fatkeqesisht do vazhdoje te ndjehet pergjithmone tejet i vetmuar e tejet i frikesuar aq sa te gjeje shpetim te komunikimi i heshtur - nje komunikim qe mund ta braktise e ti rikthehet ne varesi te gjendjeve te tij shpirterore dhe pa ndermjetesine e nje te treti.

Me librin tuaj Pema e drites dhe bukuria e katermbedhjete dy elemente te rinj qe shfaqeshin aty ketu ne vepra me te hershme tuajat dallohen me qartazi dyshimi ne Greqine e sotme dhe ne gjithe boten bashkekohore si edhe perdorimi i fjaleve nga gjuhe te huaja ne poezi. Mund te flasim per nje pesimizem pjellor...

ELITIS Dallime te tilla nuk ka ne fjalorin tim. Ose thene ndryshe bashkejetojne ashtu si enigma dhe zgjidhja e saj qe nuk na zbulohet kurre. Por mua ska cme duhet zgjidhja. Eumlshte josha e enigmes si te nje grua e bukur ajo cka me intereson. E gjithe vepra ime qe nga vargu i pare e deri tek i fundit aty vertitet. Nuk ka plasaritje. Thjesht ka disa pika te ndryshme nga te cilat veshtroj gjithnje te njejten dukuri. Ne poezite e fundit kam trazuar koshin qe mbaja. Perberja e tij ra dhe tingelloi ndryshe. Por mbeti po ajo. Greqine nuk e kam pare asnjehere si nacionalist por si burim te gjuhes qe perdor nga njera ane dhe nga ana tjeter si depozite pervojash te pashoqe ne perputhje te plote me endrrat e mia. Mesimi qe mu dha i kalon caqet gjeografike dhe historike dhe arrin te vendose ne dyshim realitetin e sotem dhe me tej gjithe perendimin perendimin ne kuptimin kulturor dhe jo politik te fjales. Ne dy librat e mi te fundit zhvendosem nga natyra te qyteti e madje te qyteti kozmopolitmodern. Nje levizje e ketille ishte e natyrshme te me diktonte nje numer fjalesh qe ose nuk kane pergjegjese ne greqisht ose kane por nuk arrijne te japin ate cka synoj. Jam adhurues i greqishtes por jo i kulluar ne gjuhe. E di qe eshte nje gjuhe e ushqyer nga rrenjet e gjuheve te huaja ne shkallen qe edhe gjuhet e tjera jane te ushqyera nga rrenjet greke. Haje perparimin me gjithe levozhge e berthame qe thosha te Maria Nefeli.

Rene Char thote pervojen qe pergenjeshtrohet nga realiteti ate qe poeti pelqen. Ju cilen pelqeni

ELITIS Shikoni jam shume prane presokratikeve. Mendimin e tyre vetvetiu e kam pervetesuar. Vete Char-i ne botimin Battistini te Heraklitit ma njeh kete me nje perkushtim mallengjyes. Vec te tjerash nga paraardhesit eolas te krahines sime te Lesbos kam trasheguar perceptimin fiziokratik te gjerave aq sa ai arrin i fuqishem ne ditet tona. Krijova nje mit me bosht driten dhe dashurine gjer ne vdekje. Behet fjale per nje pervoje qe edhe ne u pergenjeshtrofte nga jeta nuk do te thote se behet me pak e vertete. Dhe nga kjo pikepamje i detyrohem pershendetje Rene Char-it i cili me nje fjali epigramatike me cliron nga ajo vetembrojtje qe jam i shtrenguar te bej vazhdimisht para kritikeve sidomos bashkatdhetareve te mi. Por qe ti kthehemi thenies se Rene Char-it cdo te thote pergenjeshtrohet nga realiteti Qe realiteti nuk na vjen pas Ceshtja atehere shtrohet ndryshe. Ka deshmi mbi kete Mos valle dobesia e tij vjen per shkak te perdorimit te keq te ketyre deshmive nga ana jone Nese po dhe une e besoj nuk mbetet vecse te ndryshojme realitetin. Dhe poeti qe nuk eshte politikan dhe nuk jep shembull me aksion do jape shembull me fjalen. Perparesia e tij kundrejt filozofeve dhe sociologeve qe i jane perkushtuar te njejtes perpjekje eshte se ai perdor bukurine. Dhe bukuria ka forcen ta preke shpirtin me shume sesa arma trupin. Ja perse permend faktorin hijeshi e i jap atij kaq rendesi duke rrezikuar te me emertojne estet ne nje cast kur i drejtohem nje ceshtjeje te rendit moral e asgje me teper se kaq. Duhet ta kuptojme qe poeti kryen. Ne qofte se do te nxjerre nga e zeza te zeze - pune per te. Merr persiper barren e pergjegjesise qe i mban shpirti. Mua sikurse ju thashe edhe ne fillim me perket e bardha. Dhe ju betohem qe perpunimi i pjeses se bardhe te shpirtit eshte me i veshtire edhe se ai i mermerit. Por si mund te bej ndryshe E cdo vlente po te behesha nje percjelles i thjeshte i se shemtuares me justifikimin qe ekziston ne realitet. Eumlshte dicka qe e dime dhe seshte nevoja ta perserisim. Te pakten une ngulmoj te metamorfoza. Dhe kerkoj vazhdimisht sikurse edhe shfaqem ndoshta te pastroj ndergjegjen ne menyre qe me se fundi te duket thelbesorja ajo per te cilen na kane denuar te mos e njohim duke na diktuar sa e sa mijera -te tipit shoqeror a politik a psikologjik - plehra te perditshmerise idiote.

E bardha eshte vija juaj nje vije qe ekziston edhe me pare edhe me pas se ju. Por gjersa realiteti perfaqeson te verteten ose per ta thene ndryshe identitetin e poetit ju ku e percaktoni tuajin Me pak fjale ne cilen ane te shoqerise e vendosni veten

I dashur une jam vendosur prej kohesh ne anen e pafajesise dhe kembengul se ka ardhur koha te ndodhe nje levizje e forcave te saj revolucionare qe jane besoj ne mos me shume te pakten po aq potente sa dhe forcat e dinakerise. Mbi toke lulezon e pandjere nje parajse qe ka edhe ajo te drejtat e saj. Perpiqem te hap perden te shoh pertej se ndaluares. Nese nuk flas gjuhen e Krishtit apo te Marksit kjo nuk do te thote se kam me pak arsye per tiu kundervene rendit aktual te botes. Kam vene ne prove traktatet e estetikes po aq sa nje fetar ato te moralit. Dhe cdo veprim imi cdo risi ne shprehje i pergjigjet te njejtes force. Nuk flas per suksese flas per prirje per perpjekje. Eumlshte nje metafizike e ndijimeve qe me terheq e qe me ngjan absurde ne kete epoke dogmatizmash njepaleshe. Megjithate e pikasen dikur Ionasit dhe para ketyre arriten edhe ta preknin Kritet e epokes Minoike dhe pas ketyre Etrusket. Cdo kumt i tyre i rende si lende mberriti edhe me mbishkrimin hyjnor persiper dhe nuk duhet te na trembe kjo fjale. Pra ne permasat e mia shume te vogla vertet nuk e them nga modestia por thjesht nga vetedija e dobesise sime si njesi si individ per atje metoj fulikat. Kur shkruaj dhe shkruaj shume ngadale pak ketu e pak atje crregullt synoj te shquaj qartazi sa te jete e mundur te natyrshmen si te jo-natyrshme dhe te jo-natyrshmen si te natyrshme ne menyre qe perfundimi te jete fotokopje e projeksionit tim shpirtetrupor ne kohe e hapesire te paqarte. Natyrisht ata qe me kritikojne pse nuk i perkas asnje formacioni politik kur degjojne keto pandehin se fluturoj. Nuk fluturoj. Flas gjuhen e artit tim. Dhe nuk ka asnje parti politike qe e kupton aq me pak qe e perfaqeson ate. Le qe nuk besoj ne parti dhe besoj ne nje organizim te tille te shoqerise qe te mos kushtezohet nga partite. Por -do thoni ju-jeni anarkist Jam pse jo Mund te mos hedh bomba e as te bej revolte te hapur. Por ngrihem kunder cdo Pushteti kur shpall te drejtat e njeriut ne lumturine e tij - nje lumturi qe nuk futet ne kallepet e Kapitalizmit e as te Marksizmit. Ne vijim te ketij naiviteti lejomeni tju kujtoj thenien e nje njeriu kryekrejt te aksionit te Napoleonit sic e gjeta te cituar nga Albert Camus Ajo qe me pelqen ne kete bote eshte paaftesia e forces per te shkaterruar dicka te shenjte. Dy jane forcat ne kete bote shpata dhe fryma. E pra gjithmone shpata perfundimisht eshte mposhtur nga fryma.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›