E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në mbështetje të studentëve, e moshuara në protestë: Nuk ka dialog me Ramën, duam dorëheqjen e tij

Një e moshuar, e pranishme në protestën e studentëve, ka deklaruar se ka marrë pjesë në protesta që prej verës dhe se nuk ka ndërmend të tërhiqet deri në plotësimin e kërkesave.

protesta

Ajo u shpreh kundër dialogut me kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se kërkesa e saj dhe e protestuesve është dorëheqja e kreut të qeverisë dhe krijimi i një klase të re politike, me të rinj dhe studentë.

E moshuara i bëri thirrje Ramës që, nëse dëshiron dialog, të shkojë dhe të përballet drejtpërdrejt me studentët në protestë.

“Kam qenë në protestë që në verë dhe nuk ndalem. Nuk ka dialog me Ramën, duam dorëheqjen e tij. Duam një klasë politike të re, me të rinj dhe studentë. Po deshi Rama dialog, të dalë në protestën e studentëve”, u shpreh ajo për News24.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›