Në mbrëmje asteroidi i afrohet tokës
Pas shiut të meteorëve në Rusi që ka provokuar shpërthime të fuqishme në lartësi të ulët në atmosferë sot pritet një tjetër fenomen atmosferik. Ekspertët parashikojnë se sot më 15 shkurt në orën 20: 25 sipas orës lokale në Shqipëri, asteroidi i koduar DA14 me diametër rreth 45 metra do ti afrohet Tokës në një distancë prej 27.600 kilometra.
Shkencëtarët e NASA-s theksojnë se astereoidi i cili do të fluturojë mbi Oqeanin Indian nuk ka ngjasa të prekë planetin tokësor. Kjo do të jetë distanca më e afërt që një astereoid i është afruar Tokës.
Agjencia e Hapësirës Amerikane NASA do të ndjekë direkt nga Australia nga ku do të shihet fluturimi i trupit qiellor. Asteroidi i tanishem me madhesi rreth 45 metra eshte po i ngjashëm si meteoriti që ndezi qiellin e Tunguskas në Siberinë qëndrore , i cili ra në Tokë më 30 qershor 1908, ku u shkatërruan 60 milionë pemë në një sipërfaqe 2.150 km 2 .
Astronomët do të kenë mundësinë për të llogaritur me saktësi orbitën e tij të lëvizjes e cila nuk mund të shikohet me sy të lirë. Sipas përllogaritjeve të shkencëtarëve të hapësirës asteroidi do të kalojë nën nivelin e orbitës përreth së cilës rrotullohen satelitët artificialë të hedhur nga njeriu për të parashikuar motin në tokë.
Por NASA ka deklaruar se kalimi i tij nuk do të shkaktojë asnjë dëm tek satelitët por surprizat nuk mund të shmangen plotësisht, pasi trajektorja e asteroidit mund të ndryshojë. Astereoidi u zbulua nga shkurtin e kalaur nga Observatori La Sagra në Spanjë.
(lç/sg/shqiptarja.com)