E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Në mbrojtje të Ukrainës, Rusia paralajmëron kundërmasa ndaj SHBA dhe Evropës

Rusia mund të marrë “kundërmasa” kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj evropianë për shkak të përfshirjes në konfliktin me Ukrainën. Paralajmërimi është bërë nga Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov ku thekson se SHBA por edhe vende të tjera të kuptojnë rrezikun nëse mbështesin Ukrainën.

“Rusia do të detyrohet të marrë kundërmasa adekuate, duke përfshirë ato të një natyre asimetrike. Është e qartë se një konfrontim i drejtpërdrejtë me SHBA-në dhe NATO-n nuk është në interesin e Rusisë. Ne po lëshojmë një paralajmërim dhe shpresojmë që Uashingtoni dhe kryeqytetet e tjera perëndimore të kuptojnë rrezikun e një përshkallëzimi jashtë kontrollit“, tha ministri i jashtëm.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj evropianë dënuan ashpër sulmet ajrore ruse që goditën Kievin dhe qytetet e tjera të mëdha të Ukrainës.  

Në një telefonatë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Presidenti i SHBA Joe Biden u zotua të vazhdojë ndihmën e SHBA-së për sigurinë, duke përfshirë sistemet e avancuara të mbrojtjes ajrore, sipas një leximi të thirrjes nga Shtëpia e Bardhë. 

Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të bëjë më shumë për të ndihmuar Ukrainën në dritën e përshkallëzimit të Rusisë, duke ofruar më shumë pajisje ushtarake.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›