E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Në pamundësi për të qenë në teatër, punova me Majkon e Nanon”, Violeta Trebicka: Nano fillimisht donte të më hiqte, por…

Në pamundësinë për të hyrë në teatër, Violeta Trebicka u angazhua në politikë. Ajo ka punuar për Fatos Nanon dhe Pandeli Majkon. Në emisionin “Pas mesnate” të gazetares Leontina Nika, ajo kujtoi edhe një situatë me ish kryeministrin Nano, për të cilin thotë se mendoi se do ta largonte nga puna.

“Unë kam punuar me kryeministrin Nano, në fillim në ministrinë e informacionit, që më pas kaloi departament informacioni në kryeministri. Kam punuar me Majkon si kryeministër në atë kohë. Fredi ka qenë kandidat për deputet i PS. Pjesën tjetër më të madhe kam punuar me Nanon. Më merr në telefon dhe më bën një humor, ia kthej me të njëjtën monedhë. Direkt kishte thënë kush është ajo. Kur erdhi gjëja e parë që thashë, mua do më hiqnin nga ai vend pune. Po kërkonin për tjetër. U fut, po punonim dhe s’donte të më hiqte. Momenti i parë tha se kush është ajo që më flet me të njëjtën gjuhë, më pas ishte ai që nuk donte të më hiqte. Kemi pasur marrëdhënie të mira. Ishte korrekt në punë. Nëse ti ishe punëtor, kam punuar shumë edhe me Xhoana Nanon se në atë kohë në një farë mënyre kishte atributet e zonjës së parë se presidenti nuk kishte bashkëshorte.“, theksoi ajo.

Mes të tjerash, Violeta foli edhe për historinë e dashurisë me Alfred Trebickën.

“Ne kemi qenë shumë shokë. Duke punuar bashkë, edhe pjesa e vëllait, flisnim krejt realisht. Ishte një moment drame e Fredit, ku iu gjeta pranë me sinqeritetin e një shoqeje. Kishte humbur të dashurën. Lidhja, kur je shok, është shumë organike për të ardhur. Ndonjëherë nuk e kupton tërheqjen që ke. Nisesh për një shok të mirë, por mbase ka qenë brenda dhe vjen natyrshëm. Erdhi shumë organike. Ne punuam në vitin e dytë të lartën. Aty ka qenë lidhja jonë nga shokë. Duke më përcjellë në shtëpi. Unë e them sa herë, në të gjitha problematikat apo në të metat në familjen tonë, më pëlqen ta them këtë, të them të vërtetën. Gjithmonë kushdo që më ka pyetur se si i keni kapërcyer, kam thënë është e rëndësishme se si je lidhur me njeriun, si rritesh në vazhdimësi. Lidhja jonë nuk ka qenë ndryshe, ka pasur ndërhyrje. Profesioni ynë nuk të habit nga surprizat që ka. Dasma është bërë në ’94.”, u shpreh Violeta Trebicka./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›