Në prag të fillimit të shkollës, mësuese Peposhi gati të mirëpresë vogëlushët e klasës së parë

Mësuese Manushaqe Peposhi në shkollën 9 vjeçare Bajram Curri së bashku me koleget e saj tashmë po realizojnë detyrat e fundit para fillimit të vitit të ri shkollor, siç është pajisja e nxënësve me libra.
Këtë vit mësuese Manushaqja ka formuar klasën e parë për 28 vogëlushe që do të ulen në bankat e shkollës duke nisur rrugëtimin e dijes me datën 9 shtator. Ajo thotë se pavarësisht viteve të punës serish kërkohet një angazhim maksimal për nxënësit.
Gjatë kësaj periudhe kanë ndihmuar edhe prindërit në regjistrimin e fëmijëve të tyre në portalin e.albania.
Nga ana tjetër ajo thekson se janë gati për të filluar vitin e ri shkollor. Në shkollën 9 vjeçare Bajram Curri do të ulen për herë të parë 52 nxënës ndërsa priten dhe të tjera regjistrime deri me datën 4 shtator ndërsa në total do të vijojnë procesin mësimor 486 nxënës.
/RTSH/