E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne pranga grabitesi serial

Një 34-vjeçar u vendos në pranga ditën e dielë i dyshuar si “vjedhës serial”.

Ndaj Skerdilajt Godos ishte ngritur denoncimi i një farmacisteje pranë rrugës “Harry Fultz”, që kishte vuajtur disa kanosje nga shtetasi së fundmi.

Sipas saj, 34-vjeçari i kërkonte para dhe ilaçe, duke e kërcënuar nëse nuk do t’ia jepte.

Policia informoi se Godo është proceduar edhe katër herë së fundmi, për vjedhjen e telefonit celular të një shtetasi, vjedhjen e një argjendarie në rrugën “Sulejman Delvina” dhe tentativën e vjedhjes së një tjetër farmacien.

Një burim policor, shtoi jo zyrtarisht se dyshohet se në dosjen kriminale të grabitësit serial rëndon edhe vjedhja e një shume prej 350 mijë lekësh tek një hotel pranë “Zogut të Zi” në Tiranë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›