Në pritje të Barcelonës, kualifikohet Reali

Real Madridi ka arritur një barazim në udhëtim te Valencia me rezultat 1 me 1. Benzema shënoj për 0 me 1 në minutën e 44 për epërsinë e Realit.
Në pjesën e dytë Reali mbeti pa Coentraon i cili u përjashtua nga ndeshja që në fillim të kësaj pjese. Costa e kthej Valencian në lojë në minutën e 52.
Reali mbeti pa dy lojtar më pak në fushë kur Di Maria u ndëshkua me të kuq në minutën e 88.
Deri në fund Reali e mbajti këtë rezultat duke siguruar raundin tjetër në kupë, që shumë lehtë mund të sjellë një sfidë El Clasico.
Nesër Reali e mëson kundërshtarin pas ndeshjes Malaga-Barcelona./Indeksonline/