E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne pritje të Vitit të Ri, shqiptarët festojnë jashtë vendit

Ne pritje të Vitit të Ri, shqiptarët festojnë jashtë vendit

1
2
3
4
5

(5 vota)

e enjte , 31 dhjetor 2009

Shume shqiptare kane zgjedhur ta festojne jashte vendit naten e nderrimit te viteve. Operatoret turistike ne vend thone se kete vit ka patur nje rritje te numrit te shqiptareve qe kane zgjedhur vende te ndryshme per te kaluar vitin e ri. Paketat qe jane preferuar me shume janë ato ne vendet e rajonit, pasi edhe cmimet jane me te lira, nderkohe qe shifrat me te larta  rreth 30%  me shume se nje vit me pare, jane drej vendeve si Dubai apo Egjipti.

“Sivjet ka pasur më shumë kërkesa se sa viti i kaluar. Kryesisht
tendencat kanë qenë drejt Mavrovës dhe Popovashavkës. Duke qenë se janë
vende me borë ka pasur një tendencë dhe një fluks më të madh nga disa
operatorë turistikë. Disa destinacione sivjet janë ofruar dhe ka pasur
edhe klientelë më tepër, në mënyrë të vecantë për vendet që ofrojnë
ditë me shumë diell, të tilla si Dubai apo Sharm El Sheik” tha Sadik
Malaj, kryetar i unionit te operatoreve turistik ne vend.

Por, operatoret turistike thone se ka dhe nga ata shqiptare qe kane
guxuar , per te shijuar naten e nderrimit te viteve, ne vende si
Brazili, Karaibet apo Tajlanda. E veçanta e nates se Vitit te Ri eshte
se Tirana, ne restorantet e saj do te kete me shume familjare qe do te
festojne. “Tirana sivjet është shumë e preferrueshme për te kaluar
natën e Vitit të Ri nga familjet e kryeqytetit në lokale” thekson Malaj.

Sipas statistikave, rezulton se restorantet me te frekuentuara jane ato qe ofrojne dhe muziken e artisteve shqiptare.

Edlira Sulejmani

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›