E Diel, 1 Nëntor 2026

Në pritje të lirisë! Mesazhi i 17 vjeçarit nga burgu i Kavajës: Çfarë do bëja ndryshe

Një i mitur, i cili ndodhet në paraburgim në pritje të një vendimi gjyqësor, rrëfeu përjetimet dhe dëshirat e tij në një intervistë për Quo Vadis në Vizion Plus me gazetaren Elona Gjylmin.

Ai shprehu pendesën dhe tregoi ëndrrat që ka për të ardhmen, duke theksuar se dëshiron të ndjekë shkollën, të kryejë një kurs profesional dhe të qëndrojë pranë familjes, si çdo bashkëmoshatar i tij.

I mituri dha edhe një mesazh për gjithë të rinjtë.

Pjesë nga biseda:

Elona Gjylmi: Ti je në paraburgim. Je në pritje të një procesi gjyqësor dhe një vendimi. Si e sheh jetën jashtë dhe sa është pretenca e prokurorisë?

I mituri: Pretenca që më ka dhënë prokuroria është 3 vjet e 4 muaj. Pse mos të vazhdoj dhe unë shkollën si gjithë bashkëmoshatarët e mi jashtë. Një shkollë profesionale, të jem pranë familjes time. Të dal të luaj çdo pasdite si çdo shok i imi. Një nga djemtë këtu më ka ndihmuar të pikturojë. Pikturoj shumë mirë tani. Në fillim nuk dija fare, tani kam mësuar të pikturoj. Korr barin, patinoj, lyej shumë gjëra.

Elona Gjylmi: Një mesazh për gjithë të rinjtë e tjerë?

I mituri: Të tregohen sa më komunikues me njerëzit, më të sjellshëm. Të shkojnë në shkolla të mësojnë. Të vazhdojnë kurse profesionale.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›