Në pritje të përgjigjes zyrtare, Irani reagon pas refuzimit të Trump –

Irani ka deklaruar se do të presë për një përgjigje zyrtare nga negociatorët amerikanë, pasi presidenti Donald Trump refuzoi propozimin për hapjen e ngushticës së Hormuzit për anijet tregtare brenda 7 ditëve.
Në një postim në rrjetin “Telegram”, ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi u shpreh në dijeni të refuzimit, por e akuzoi liderin amerikan për deklarata kontradiktore.
Më herët, Trump u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se propozimi i Teheranit ishte i papranueshëm dhe se kërkesa për marrëveshje bëhej sepse regjimi po humbiste ndjeshëm terren.
“Po e refuzoj marrëveshjen e tyre”, tha Trump ditën e shtunë, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara kishin kontroll total të ngushticës, ku sipas tij aktualisht kalojnë sasi masive naftës.
Nga ana e tij, Araghchi shkroi në “Telegram” se Trump kishte bërë shumë deklarata pozitive dhe po aq kontradiktore, “të cilat ne fatkeqësisht i dëgjojmë shpesh”, tha ai.
Por refuzimi i Trump u mbështet edhe nga ambasadori amerikan në NATO, Matthew Whitaker.
Administrata amerikane e ka etiketuar bllokadën ekonomike ndaj Iranit si “Operacioni i dëbimit ekonomik” dhe po përdor sanksionet për t’i bërë presion Teheranit për të ndalur sulmet ndaj mjeteve lundruese në Hormuz.
Por disa ekonomistë kanë vënë në dyshim nëse sanksionet e fundit do të jenë efikase, pasi kjo varet nga reagimi i partnerëve kryesorë tregtarë të Iranit.
Ata përfshijnë Kinën, blerësja më e madhe e naftës iraniane dhe që ka injoruar sanksionet e mëparshme amerikane dhe ka vazhduar të bëjë biznes me Republikën Islamike.