Ne privat si perfitohet sherbimi shendetesor
Te papunet femijet pensionistet dhe te siguruarit mund te perfitojne sherbim shendetesor edhe ne privat. Pas dy vitesh hyn ne fuqi ligji i sigurimeve dhe me skemen e re sigurimet shendetesore njihen edhe ne sektorin privat. Tri kategorite e para do te mbulohen nga shteti ndersa te siguruarit permes derdhjes se mases se kontributeve te pa ndryshuar prej 3.4. Burime prane ISKSH-se shpjegojne se gjate ketyre dy viteve shteti do te rrise nivelin e sherbimit si dhe do te pajise te 12 spitalet e vendit me aparatura. Keshtu per rastet kur pacientet deshiron te marre sherbimin ne privat edhe pse ai ekziston ne shtet atehere mbulimi do te behet deri ne masen e publikut dhe diferenca paguhet nga pacienti qe zgjedh privatin. Keto sherbime do te perzgjidhen permes kritereve te forta dhe vetem pas akreditimit te tyre.
Per here te pare ligji parashikon kontraktimin me sherbimin privat duke futur elementin e konkurrences i cili padyshim do te sjelle nje cilesi me te mire sherbimi per pacientet. Ne themel te ligjit eshte negocimi per paketat e sherbimeve. Paketat do te jene te kostifikuara dhe kjo gje do te na jape mundesine e kontraktimit te privatit me kosto te percaktuara paraprakisht. Do te kete kritere te forta ne perzgjedhjen e sherbimeve te kontraktuara ne privat duke krijuar ne te njejten kohe nje regjister te ri te dhenesve private te sherbimit i cili do te perfshije vetem subjekte te licencuara dhe akredituara nga organet perkatese per dhenien e sherbimit shendetesor - shpjegohet ne draft.
Ndryshimet
Risi eshte kthimi i ISKSH-se ne Fond duke marre kompetenca te rendesishme per hartimin e paketave te sherbimit te mire percaktuara per pacientet. Ligji mbulon te siguruarit te cilet paguajne 3.4 kontribute pra nuk ka ndryshuar masa e kontributit ndersa te pasiguruarit mbulohen nga shteti. Ne fakt shteti merr persiper nje peshe te konsiderueshme financiare madje me teper se ne vendet evropiane duke mbuluar te papunet femijet pensionistet etj. Me e rendesishmja eshte se do te kete paketa te mire percaktuara sherbimi dhe rolin e avokatit te pacientit do ta luaje Fondi i cili do te negocioje per keto paketa me ofruesit e sherbimeve. Paketat do te perfshijne vizitat ekzaminimet dhe trajtimet mjekesore ne qendrat e kujdesit shendetesor paresor publik dhe ne spitalet publike. Keshilli Administrativ i ISKSH-se nepermes komisioneve teknike te krijuara prej tij luan nje rol te rendesishem ne procesin e hartimit te paketave te sherbimeve qe do te rimbursohen nga institucioni gjithmone duke u bazuar ne aftesite paguese te buxhetit. Keto paketa do te jene transparente per te gjitha institucionet shendetesore.