E Diel, 1 Nëntor 2026

Në “qelizën” e menaxhimit të zgjedhjeve në PS, ndiqeshin kryesisht televizionet në opozitë me qeverinë

Në “qelizën” e menaxhimit të zgjedhjeve në PS,

Një foto e publikuar nga Arbi Mazniku, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, mbi ditët e punës në selinë e PS për mënyrën sesi menaxhohej marrja e informacionit për votat në të gjitha KZAZ në Shqipëri tregon shumë.

Së pari, tregon sesa mirë e ka të ngritur strukturën e menaxhimit të zgjedhjeve Partia Socialiste, çka do të thotë se asnjë forcë tjetër politike në Shqipëri nuk e bën një gjë të tillë kaq të mirëorganizuar.

Në monitorin e madh, vendosur enkas për këtë proces, tregohen të gjitha KZAZ dhe informacioni në kohë reale për votat që numëroheshin dhe kur plotësoheshin procesverbalet.

Por ajo që të bën përshtypje në fotot e publikuara, është se në selinë e PS shiheshin kryesisht më së shumti televizionet opozitare me qeverinë.

Duket qartë nga logot se në PS kanë ndjekur Syri TV, Panorama TV, Klan Neës e Top Channel. Këto janë në të dy anët e monitorit gjigand që tregon projeksionin e votave.

Ndërkaq, Rama ishte vizitori kryesor dhe më i shpeshtë i kësaj zyre, duke parë edhe tendencën e projeksionin e votave.

E duhet thënë: Urime për organizatorët e zgjedhjeve në PS, ata dinë të organizojnë zgjedhje, me apo pa “patronazhistë” apo “aktivistë”.

[gallery size="full" td_select_gallery_slide="slide" ids="702340,702341,702342,702343"]

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›