E Diel, 1 Nëntor 2026

Në shkollën “Riza Spahiu”, nxënësit prezantojnë gatime tradicionale dhe punime artizanale të realizuara vetë

Në oborrin e shkollës 9-vjeçare “Riza Spahiu” u zhvillua një aktivitet dedikuar krijimtarisë së nxënësve, ruajtjes së traditës, edukimit mjedisor dhe bashkëpunimit mes shkollës, familjes dhe komunitetit. Nxënësit e kësaj shkolle sollën gatime tradicionale dhe krijime të tyre. 

Drejtoresha e shkollës, Matilda Hoxha tha se bashkëpunimi prindër- nxënës -mësues mbetet kyç në realizimin me sukses te aktiviteteve.

“Çdo vit, në muajin maj, realizojmë këtë aktivitet në bashkëpunim mes nxënësve, mësuesve dhe prindërve. Sot më shumë se kurrë është dëshmuar se kur bashkëpunojnë të tre palët, çdo gjë merr më shumë vlerë”, tha Hoxha.

Aktiviteti u vlerësua si një mënyrë e mirë për të nxitur kreativitetin e nxënësve, ruajtjen e traditave dhe forcimin e bashkëpunimit mes shkollës, familjes dhe komunitetit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›