E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne shtator beteja per imunitetet

Në nisje të sesionit të ri parlamentar, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli deklaroi vendosmërinë e mazhorances për të hequr me çdo rrugë ligjore imunitetin e zyrtarëve dhe gjyqtarëve.

Ne nje prononcim per mediat, ku beri edhe nje permbledhje te veprimtarise se Kuvendit gjate sesionit te kaluar, kryeparlamentarja Topalli akuzoi liderin e opozites Edi Rama per bllokimin e nje sere ligjesh dhe reformash, me qellim pengimin e statusit te vendit kandidat ne BE.

“Sigurisht që kam qenë e trishtuar që mbyllja e sesionit më datën 6 gusht u bë përmes një refuzimi apo një bllokimi, për të votuar një draft të shkruar nga vetë opozita. Kemi qenë dhe jemi të vendosur të ndjekim të gjitha rrugët ligjore dhe kushtetuese për të arritur qëllimin që është heqja e imunitetit

Jozefina Topalli
Ky ishte një mesazh i keq që i dërgohej shqiptarëve, komunitetit ndërkomëtar në luftën kundër korrupsionit. Ky ishte një mesazh që nuk i takon asnjë deputeti ta marrin përsipër si një qendrim ndaj një privilegji që kërkon t’i japë, ta mbajnë për veten e tyre.
Por sigurisht që për ne ka patur dhe ka rëndësi kapitale heqja e imunitetit dhe jo rrugët e heqjes së tij prandaj dhe ne kemi qenë dhe jemi të vendosur të ndjekim të gjitha rrugët ligjore dhe kushtetuese për të arritur qëllimin që është heqja e imunitetit”, tha Topalli.

Kryeparlamentarja Topalli komentoi edhe çeshtjen e zgjedhjes se kryetarit te ri te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, pas miratimit me konsensus te ndryshimeve ne Kodin Zgjedhor. Sipas Topallit, gara per kreun e ri te KQZ do te hapet ne 3 shtator, nje dite pas hyrjes ne fuqi te ndryshimeve ne ligj.

Kryetarja Topalli njoftoi nisjen e sesionit te ri parlamentar, te henen ne date 3 shtator. Ne axhenden e punimeve te kuvendit per kete sesion pritet te jene nje sere ligjesh te rendesishme, pjese e 12 kritereve te vendosura nga Bashkimi Evropian, ku nder te tjera eshte ligji per Gjykaten e Larte, Ligji per Imunitetet dhe nisma e Partise Socialiste per disa ndryshime ne Kushtetuten e vendit.

Debati mbi imunitetin
Mëhilli: Rama të firmosë referendumin
Meta: Imuniteti të zgjidhet në Kuvend
Kushtetuesja rrëzoi referendumin

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›