E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne treg Rilindasi me shume kulture me Shqiptarja.com

Gazeta Shqiptarja.com del sot ne treg me nje suplement prestigjoz qe do te trajtoje tema te kultures dhe tradites shqiptare. Gazetarja e mirenjohur e kultures Admirina Peci e cila eshte kryeredaktore e ketij suplementi 8 faqesh tregon per punen e madhe ne gjetjen e materialeve ekskluzive e te pabotuara me pare mbi foto e dokumente te Pavaresise se Shqiperise qe do te jene sot dhe cdo te diele te Rilindasi bashke me Shqiptarja.com ne te gjitha pikat e shitjes se gazetave ne Shqiperi vetem 20 leke.

Admirina ne gazeten Shqiptarja.com duke nisur qe kete te diel dhe cdo te diele qe vjen ju nisni suplementin kulturor Rilindasi mund te na thoni si e keni konceptuar

Rilindasi do te jete nje tradite e perjavshme. E diela eshte e destinuar per nje suplement kulturor dhe ne besojme se lsquoShqiptarja.com do te behet me e pasur me Rilindasin. Hapesira e kultures dhe e arteve gjate javes do te pasohet kesisoj me nje tjeter hapesire me te gjere e te shumellojshme me te gjithe fushat e kultures trashegimise e tradites tone.
Materialet letrare nderthurur me historine dhe materiale te shumta te fushes se albanologjise do te zbulojne per lexuesit cdo jave informacione te reja zbulime faktesh historike letrare e artistike profile te panjohur shkrimtaresh artistesh shkencetaresh perballje idesh dhe mentalitetesh shkolla te ndryshme mendimi qe do te sjellin argumentet e tyre dhe do te mbrojne teza te ndryshme.
Duke qene kaq e gjere kaq e larmishme dhe gjithnje ne kerkim te se rese kjo hapesire e se dieles me Rilindasin jemi te sigurt se do te shnderrohet shpejt ne nje tradite.

Perse zgjodhet kete emer per suplementin kulturor te gazetes Shqiptarja.com

E kemi menduar shume emrin e ketij suplemnti. Dhe per profilin e tij ate cka perqafon dhe percjell qellimin per te ndricuar cdo kend te erret a misterioz te tradites historise e mendimit shqiptar duke iu referuar periudhes se Rilindjes Shqiptare si nje prej me te ndriturave te historise tone menduam se asnje emer tjeter nuk do ti shkonte me shume per shtat se ky.

Keni tashme nje tradite te konsoliduar me bashkepunetore te njohur te kultures shqiptare. Cilet do tju shoqerojne dhe ne suplementin Rilindasi

Bashkepunetoret tane do te jene nje prej shtyllave kryesore ne ngritjen e imazhit te ketij suplementi. Jane perzgjedhur me kujdes ne fusha te ndryshme dhe sdo te mungojne kurre te gjithe bashkepunetoret e rinj te cilet do ti aviten Rilindasit te ngacmuar e te joshur prej temave e argumenteve qe trajtohen.
Sdo te doja te zbuloja emra kaq shpejt. Ne cdo numer te Rilindasit lexuesit do te gjejne emra te njohur e te rinj te cilet do te sjellin artikuj analiza zbulime dokumente e sidomos krijimtari te perzgjedhur letrare.

A mund te zbulojme dicka per numrin e pare qe del kete te diel

Do te jete nje numer special i cili jam e sigurt do ta surprizoje lexuesin per argumentet e reja e mjaft interesnate qe trajtohen. Meqe Rilindasi i pare del vetem nje dite para 99-vjetorit te Pavaresise kjo ngjarje trajtohet gjeresisht. Leterkembime raporte sekrete diplomatike detaje krejt te panjohura me pare surpriza hsitorike rreth kesaj dite te vecante do te zbulohen ne kete numer dhe nje foto surprize e cila do te na beje te ndryshojme mendim e do te na coje mbase drejt zgjidhjes se nje enigme te madhe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›