Negociata për paqe, SHBA: I takon Zelenskyt të vendosë për çfarë do të bisedojë me Rusinë

Ukraina duhet të vendosë vetë për negociatat e saj të paqes dhe se asnjë nuk mund të behët pa miratimin e plotë të Zelenskyt. Ky është qëndrimi që SHBA ka lidhur situatën e luftës dhe përpjekjet për të nisur negociatat e paqes.
I pyetur se Krimea mund të hiqet si kusht për nisjen e negociatave, zëdhënësi i këshillit të sigurisë të SHBA, John Kirby tha se kjo i takon vetëm presidentit të Ukrainë të vendosë.
“Para së gjithash, nuk e di që administrata e Zelensky ka folur për këtë. Dhe sigurisht që nuk do t’i dilnim përpara. Ajo që unë do t’ju thoja është, dhe ne e kemi thënë këtë që në fillim, që Presidenti Zelensky mund të përcaktojë nëse dhe kur është i gatshëm të negociojë dhe në çfarë konteksti dhe mbi çfarë.
Ne besojmë se asgjë nuk duhet të negociohet për Ukrainën pa Ukrainën. Asgjë nuk duhet bërë, thënë apo lëvizur pa miratimin e plotë të Presidentit Zelensky”, tha ai thuhet njofton Shtëpia e Bardhë.
Sipas Financial Times, një këshilltar i rangut të lartë të Presidentit Zelensky sinjalizoi se mund të mos ishte më një parakusht për të rikthyer Krimenë për të filluar negociatat e paqes.
/rtsh.al/