Negociatat BE-SHBA për tarifat mbeten pa marrëveshje, bisedimet vazhdojnë

Takimi i Coreper II, i cili përbëhet nga përfaqësuesit e përhershëm të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, përfundoi pa arritur një marrëveshje për dosjen e tarifave me Shtetet e Bashkuara.
Në takim mori pjesë Komisioneri i BE-së, Maros Sefcovic, i cili raportoi mbi misionin e tij në SHBA dhe kontaktet e mëvonshme me negociatorët amerikanë gjatë fundjavës. Megjithëse bisedimet kanë qenë intensive, u bë e qartë se për momentin nuk ka marrëveshje.
Negociatat midis Komisionit Evropian dhe Uashingtonit do të vazhdojnë. Një takim i ri i Coreper pritet të zhvillohet të mërkurën, çka tregon se të dyja palët janë ende duke u përpjekur të gjejnë një zgjidhje për çështjen e tarifave tregtare. Afati i 9 korrikut, i përmendur më parë nga Presidenti Trump për arritjen e një marrëveshjeje, po afron me shpejtësi.
/rtsh.al/