E Enjte, 5 Nëntor 2026

Negociatat/ Rama i përgjigjet Ministrisë së Jashtme bullgare: Dikush t’i ndihmojë me përkthimin

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur deklaratave të Ministrisë së Jashtme bullgare.

Deklarata nga Sofia zyrtare lidhet me ato ç’ka Rama tha në samitin e Bled-it në Slloveni dhe thekson se retorika antibullgare e Edi Ramës, është kthyer në një refren të përhershëm të fjalimit të tij politik.

Ndërkohë, kreu i qeverisë shqiptare kërkon që dikush t’ia përkthej qartë miqve bullgarë fjalimin e tij në Bled.

“Ndoshta dikush duhet të ndihmojë miqtë tanë të Ministrisë së Jashtme bullgare me përkthimin e qetë të përgjigjes sime në Bled se si Bullgaria bllokoi hapjen e bisedimeve të anëtarësimit për ????????&???????? kur më në fund të gjithë të tjerët ranë dakord pas 8 vitesh të gjata! Thjesht përsërita të njëjtat gjëra që thashë në qershor”, shkruan Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›