E Enjte, 5 Nëntor 2026

Negociatat me BE-në/ Rama largon Zef Mazin, Kryenegociatore dhe Ministre Shteti bëhet Majlinda Dhuka

Kjo jave ka nisur me dy ndryshime te rendesishme ne kabinetin qeveritar. Rama njoftoi shkarkimin e arben Ahmetajt si numri dy i Keshillit te Ministrave, duke caktuar ne kete pozicion Belinda Ballukun.

Nje tjeter levizje ka qene edhe shkarkimi i Zef Mazit nga pozicioni i negociatorit me Bashkimin Europian.

Ne vend te nje profili diplomati si ambasadori Zef Mazi, kreu i qeverise ka sjell Majlinda Dhukën.

Dhuka do te jete kryenegociatore e negociatave per anetaresim, nje proces i gjate qe sapo ka nisur, e po ashtu ajo do te jete Ministre Shteti per marredheniet me BE-në, prane kryeministrit.

Tani që prioriteti i Rindërtimit ia le vendin prioritetit të Negociatave me BE,ndërron profili i ministrit të Shtetit. Majlinda Dhuka,një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore& Ministre Shteti pranë kryeministrit.Falenderoj Zef Mazin për kontributin në arritjen e madhe historike të çeljes së negociatave; dy bashkëpunëtorë të vlefshëm në një rrugë sfidash që vazhdon.’- shkruan Rama ne twitter..

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›