E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Negociatat në PD për ‘Vendoret 2023’, Berisha mbledh kryesinë: Aleatët të bëjnë propozimet, do hapim garën për primaret

Vetëm pak orë pas negociatave të para brenda PD për daljen me kandidatë të përbashkët për zgjedhjet vendore të 2023, Sali Berisha ka mbledhur kryesinë e PD-së për të diskutuar dhe raportuar atë që u diskutua në takimin mes Gazmend Bardhit dhe Edi Palokës.

Para se fjala e Berishës të mbyllej për mediat, ai tha se është i hapur për të gjitha propozimet, ndërsa shtoi se do të zhvillohen edhe takime me aleatët për të dëgjuar sugjerimet dhe propozimet e tyre.

Teksa thekson se nuk do të heq dorë nga zhvillimi i primareve të hapura, Berisha ftoi simpatizantët por edhe kandidatura nga shoqëria civile dhe bota akademike e vendit për t’u bërë pjesë e garës.

“Jemi mbledhur për miratimin e udhëzuesit që ka të bëjë me modalitet e pjesëmarrjes së simpatizantëve në primaret për zgjedhjet e pushtetit vendor 2023 si zgjedhjen e Komisioni të Organizimi dhe kontrolleve elektorale si dhe hapja e garës primare për pushtetin vendor në të gjitha degët e PD.  Jemi në një situatë kritike. Situatë e cila kërkon një angazhim të rëndësishme në procesin e primareve. Unë mirëkuptoj të gjithë ata qytetarë që nuk kanë mirëpritur shtytjen e protestave. Do zhvillohen takime intensive me aleatët. Kanë propozime të arsyeshme, kanë sugjerime të drejta. Këtu që mirëpriten të gjitha sugjerimet e tyre, mirëpriten kandidaturat e tyre. Mirëpriten kandidatura nga shoqëria civile dhe bota akademike e vendit. Ne hapim një garë të paparë ndonjëherë në vend. Do bëjmë gjithçka për suksesin e saj”, tha Berisha.

Gjatë paradites së 18 tetorit u zhvilluan edhe negociatat e para mes dy grupeve të PD për të gjetur një dakordësi për të dalë me kandidatë të përbashkët për zgjedhjet vendore 2023. Takimi nuk dha rezultat, por tregoi se pati vullnet për të gjetur një zgjidhje.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›