E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nelson Mandela ne spital

Lideri 93 vjeçar i Afrikes se Jugut, Nelson Mandela është dërguar në spital. Familjarët e tij bwnw me dije se ai vuante prej kohësh nga dhembje barku dhe mjekët vlerësuan se kishte nevojë për një specialist.
Ish-lideri, ka pasur një përkeqësim të gjendjes shëndetësore në vitet e fundit.
Presidenti aktual i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma deklaroi se, dashuria dhe të gjitha lutjet e afrikanëve dhe njerëzve në mbarë botën janë me të.
Në një deklaratë për shtyp, ai kërkoi që zotit Mandela dhe familjes së tij t’i respektohet e drejta e privatësisë. Mandela u tërhoq nga aktivitetet publike tetë vjet më parë dhe shfaqja e tij e fundit në publik ka qenë në Kupën e Botës 2010 të zhvilluar në Afrikën e Jugut. Fituesi i çmimit Nobël për Paqen njihet në mbarë Afrikën e Jugut me pseudonimin Mandiba. Ai kaloi 27 vjet në burg për veprimet e tij kundër regjimit derisa u lirua në vitin 1990. Katër vjet më vonë ai u bë presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut dhe u tërhoq në 99-ën, vetëm pas një mandati.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›