E Diel, 1 Nëntor 2026

Nën hetim ish-guvernatori i Bankës Qendrore në Hungari, i akuzuar për zhdukjen e mbi 500 milionë eurove

Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Hungarisë, György Matolcsy, është në qendër të një hetimi për mashtrim financiar, që dyshohet se mund të ketë shkaktuar humbjen e mbi gjysmë miliardë eurove nga fondet publike.

Sipas mediave hungareze, disa persona janë arrestuar, ndërsa është raportuar edhe për një urdhër-arresti ndërkombëtar ndaj djalit të tij, Ádám Matolcsy.

Çështja lidhet me administrimin e aseteve të kompanive të krijuara nga banka qendrore gjatë drejtimit të Matolcsy-t. Autoritetet po hetojnë dyshimet për keqpërdorim fondesh, ndërsa ish-guvernatori dyshohet edhe për përdorim dokumentesh të falsifikuara.

Matolcsy ka qenë një nga aleatët e afërt të ish-kryeministrit Viktor Orbán. Kryeministri aktual, Peter Magyar, ka kërkuar hetim të plotë për çështjen dhe ka kritikuar ritmin e ngadaltë të prokurorisë.

The post Nën hetim ish-guvernatori i Bankës Qendrore në Hungari, i akuzuar për zhdukjen e mbi 500 milionë eurove appeared first on Euronews Albania.

Burimi: Botë

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›