E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Nëna e Ajola Xoxës paraqitet në SPAK

Nëna e Ajola Xoxës, Valbona Xoxa është paraqitur pak më parë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Mësohet se ajo do të merret në pyetje në lidhje me transaksionet e “Ava studio” dhe blerjet online nga karta e saj bankare.

Valbona Xoxa do të pyetet edhe në lidhje me transaksionet me kompanitë e së bijës, bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj dhe për vilën në Qerret.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›