Nëna solli në jetë foshnjën në makinë, Koçiu: Gëzojnë shëndet të plotë

Një ngjarje e pazakontë ndodhi mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, ku një nënë për shkak të pamundësisë për t’u dërguar në maternitet për shkak të bllokimit të trafikut si pasojë e protestës së demokratëve, solli në jetë foshnjen e saj në makinë.
Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka reaguar mbi ngjarjen duke bërë me dije se nëna dhe foshnja gëzojnë shëndet të mirë.
“Mirënjohje nga zemra për mjekët dhe infermierët e Spitalit Universitar të Traumës, të cilët i erdhën në ndihmë nënës dhe bebit që për shkak të protestës ditën e djeshme nuk arritën të mbërrinin në kohë në maternitet. Falë ndërhyrjes së tyre të shpejtë dhe më pas kujdesit të ofruar nga stafi i SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, nëna dhe vogëlushja sot gëzojnë shëndet të mirë”, shkruan Koçiu.
/rtsh.al/