Nëndrejtori Marku: Nuk ka pasur zjarr në spitalin e Shkodrës, të gjitha shërbimet në funksion

TIRANË, 29 maj/ATSH/ Nëndrejtori i Spitalit të Shkodrës, Lush Marku, tha sot se në spitalin rajonal të Shkodrës nuk ka pasur zjarr dhe konfirmoi se të gjitha shërbimet janë në funksion.
Në një prononcim për mediet, Marku thekson se ka pasur vetëm tym, i cili nuk ka krijuar probleme teknike apo elektrike në ambientet e spitalit.
“Nuk ka rënë zjarr në spitalin rajonal të Shkodrës. Në dhomën teknike të paneleve diellore, shtresa termoizoluese e çisternave të ujit ka nxjerr tym. Dhe vetëm si pasojë e kësaj ka dalë tymi që është parë. Nga kontrolli i deritanishëm nuk është konstatuar që ka pasur ndonjë defekt teknik apo kontakt me rryëmn elektrike. Asnjë shërbim nuk është prekur nga ky tym që ka dalë. TË gjitha shërbimet janë në funksion, dëmet ishin minimale tek shtresa termoizoluese”, theksoi ai.
“Nuk ka patur asnjë lloj problematike me shërbimin spitalor. Asnjë lloj evakuimi. Të gjitha lidhjet janë në rregull, asnjë djegie nuk ka pasur, ekspertët po verifikojnë nga ka dalë ai tym”, tha Marku.
/a.f/
