Nënpresidenti Xho Bajden në Bagdat për bisedime

Nënpresidenti amerikan Xho Bajden shkoi dje në Bagdat për një vizitë, që Shtëpia e Bardhë thotë se synon të përsërisë angazhimin e Shteteve të Bashkuara për tërheqjen e forcave nga Iraku.
Vizita bëhet vetëm dy ditë pas tërheqjes së trupave amerikane nga zonat urbane të Irakut.
Zyrtarë amerikanë thanë se Nënpresidenti Bajden do të diskutojë rreth rëndësisë së arritjes së qëndrueshmërisë politike në vend, gjatë bisedimeve me kryeministrin Nuri al-Maliki dhe me Nënpresidentin Xhalal Talabani.
Të martën, Shtëpia e Bardhë e ngarkoi zotin bajden me detyrën për të mbikqyrur politikën amerikane për Irakun.
Po dje, zëdhënësi i ministrisë irakiane të Mbrojtjes u tha gazetarëve se Iraku synon të fuqizojë ushtrinë e vet për të përballuar sfidat e reja pas tërheqjes së plotë amerikane deri në fund të vitit 2011.
Dje, dy shpërthime në zonën e Bagdatit shkaktuan të paktën 3 të vrarë, shpërthimet e para këto që prej tërheqjes së trupave amerikane nga qytetet e Irakut. //ii