Nënshkruhet marrëveshja, Kosova dhe Shqipëria me Abetare të përbashkët

Ministrja e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Evis Kushi dhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës së Kosovës, Arbërie Nagavci nënshkruan marrëveshjen për Abetaren e përbashkët.
Nga Kosova ministrja ministrja Kushi pohoi se nuk ka më mirë se sa një komb të ketë një abetare. “Unë e kam pritur me padurim një vizitë në Kosovë, e pikërisht për të konfirmuar bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që kemi në të dyja vendet Jemi në kohë rekord për të nënshkruar marrëveshjen për abetaren. Abetarja e re është e nevojshme. Nuk ka më mirë së një gjuhë, një komb, e një abetare të përbashkët”, tha ajo para mediave.
Nga ana tjetër Ministrja Nagavci tha se bashkëpunimi në fushën e arsimit është i domosdoshëm. “Është kënaqësi për mua të pres ministren Kushi, dhe bashkërisht të nënshkruajmë marrëveshjen në lidhje me abetaren e re të përbashkët të cilën presim t’ua bëjmë dhuratë nxënësve tanë vitin e ardhshëm shkollor. Bashkëpunimi në fushën e arsimit është më shumë së domosdoshmëri, jemi të përkushtuara që të kemi aktivitete të shumta. Jemi të lumtur që abetarja do të përdoret në të dyja vendet”, deklaroi ajo.