E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nenstacion i ri ne Farke

Me një investim prej 133 milionë lekësh, kompania “CEZ Shpërndarje” ka nisur ndërtimin e nënstacionit të ri elektrik të Farkës. Ky nënstacion pritet të zgjidhë problemet me furnizimin e energjisë elektrike për disa nga zonat më problematike të kryeqytetit.

“Janë zona rurale te furnizuara me linja te kategorise se dyte dhe kane probleme, ndertimi i nenstacionit do te rrise sigurine”, tha Ari Luarasi, drejtor i Departamentit Inxhinierik CEZ Shpërndarje. Nënstacioni pritet të përfundojë në fund të muajit gusht dhe do të rrisë cilësinë e shërbimit për mbi 20 mijë banorë. “Zonat që preken janë rreth liqenit, kopshti botanik, kodra e diellit, zona e Saukut dhe Farkës”, shtoi Ari Luarasi. Pas përfundimit të punës në zonat bregdetare, drejtori i departamentit inxhinierik pranë “CEZ Shpërndarje” thotë se aksioni për përmirësimin e rrjetit të energjisë do të vazhdojë me qytetet Tiranë, Durrës dhe Vlorë. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›