E Martë, 3 Nëntor 2026

Nëntë të arrestuar pas sulmit në stacionin e policisë në Paris

Nëntë persona u arrestuan në Francë pasi një stacion policore në La Courneuve në rrethinat e kryeqytetit Paris u sulmua në orët e vona të së dielës, pas përplasjeve mes të rinjve dhe forcave të zbatimit të ligjit.

Incidenti, gjatë të cilit agresorët hodhën fishekzjarrë ndaj objektit policor dhe i vunë zjarrin koshave të plehrave pranë tij, ndodhi pasi javën e shkuar një I ri që po udhëtonte me motoçikletë u qëllua për vdekje pasi nuk ndoqi urdhëron e policisë për të ndaluar.

Kjo ngjarje ndërkohë iu ka dhënë shtysë shqetësimeve për sigurinë në Francë, veçanërisht kur po afrojnë lojërat olimpike që mbahen në kryeqytet francez duke filluar nga data 26 korrik.  Në verën e vitit të shkuar, pasi policia qëlloi për vdekje një adoleshente me origjinë nga Afrika e veriut, pati trazira, ku u vandalizuan edhe disa objekte olimpike në Paris. 

E ndërsa kryeqyteti francez po përgatitet për lojërat, forcat e sigurisë së vendit pritet të kalojnë nën një proces kontrolli deri në 1 milionë persona, përfshi atletët dhe banorë të zonës për të parandaluar incidente të mundshme.

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›