'Nëntori i 2-të' me titra anglisht për 100-vjetorin e pavarësisë

Filmi shqiptar i realizuar në vitin 1982, “Nëntori i dytë”, ka filluar tashmë të restaurohet nga “Colorlab Film” në Rockville, SHBA.
Sipas faqes zyrtare të “The Albanian Cinema Project” (“Projekti i kinemasë shqiptare), në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, kjo do të jetë hera e parë që filmit “Nëntori i dytë” do të ketë një audiencë ndërkombëtare falë përkthimit me titra në gjuhën angleze.
Filmi i restauruar do të shfaqet më pas në edicionin e parë të “Festivalit të Arkivave” që do të mbahet në 7-9 dhjetor të këtij viti në Seattle, të Amerikës. Ky projekt, në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë do të restaurojë edhe disa filma të tjerë me qëllim ruajtjen e filmave të vjetër shqiptar dhe njohjen e tyre nga publiku i huaj.