Neonazistët torturojnë homoseksualët
Një grup neonazistësh në Rusi ka krijuar profile të rreme në rrjetet sociale, me pretekstin se duan të luftojnë pedofilinë, dhe i përdorin ato për të peshkuar të rinj homoseksualë. Pasi organizojnë takime me ta, neonazistët i tallin, i torturojnë dhe më pas publikojnë videot në internet.
Gjithçka është organizuar nga ultranacionalisti rus Maxim Martsinkevich, i njohur ndryshe me emrin Mannaia. Neonazistët u lënë takim homoseksualëve e më pas ushtrojnë dhunë psikologjike e fizike ndaj tyre, para kamerës.
Aksioni i neonazistëve bëhet në dritë të diellit, madje shpesh herë edhe në publik. Jo rrallë herë veprimet e tyre përkrahen nga kalimtarë të rastit. Pamjet e këtyre torturave po bëjnë xhiron e botës në internet.