E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nepal, maoistët kërkojnë qendrimin e OKB-së

Partia maoiste në Nepal deklaroi se tërheqja e trupave të OKB-së sipas parashikimit, pra brenda javës së ardhshme do të shkaktonte prishjen e marrëveshjes së paqes mes rebelëve maositë dhe qeverisë.

Qeveria vendase vendosi të mos zgjasë afatin e qendrimit të kaskave blu në vend, afat ky që përfundon më 15 janar. Por, maositët, të cilët mbajnë edhe mazhorancën në parlamentin vendas, shprehen se trupat ndërkombëtare duhet të qendrojnë të paktën deri në muajin maj, përndryshe vendi mund të përfshihet sërish nga trazirat.

Misioni i paqeruajtës i OKB-së në Nepal nisi në vitin 2007 duke i dhënë fund luftës me rebelëve maositë dhe forcave qeveritare. Roli kryesor i kaskave blu ka qenë ai i mbikqyrjes së armatimit dhe të kampeve maosite në vend, kampe këto që pas largimit të OKB-së mund të dalin jashtë kontrollit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›