Nëpër vendkalimet kufitare - sikur vjet

Drejtori i Doganave të Serbisë Tihomir Bogiçeviq (në foto) ka deklaruar sot se në vendkalimet kufitare me Kosovën edhe më tej është në fuqi regjimi i deritashëm, se asgjë nuk ka ndryshuar në raport me vitin e kaluar dhe se ende nuk është arritur marrëveshja e plotë ku do të shkojnë paratë nga pagesa e taksave.
"Aktualisht ende është në fuqi regjimi i deritashëm, asgjë nuk ka ndryshuar në raport me vitin e kaluar. Kjo është gjendja e tanishme”, ka thënë Bogiçeviq, njofton Tanjug.
Ai ka thënë se dogana kufitare ka një përfaqësues që është përfshirë në grupin punues të negociatave.
"Aktualisht asgjë nuk ka të re. Në rundin e shkuar të bisedave janë bërë përpjekje që të arrihet marrëveshje për pagesën e taksave, para së gjithash flas për vendkalimet në Jarinë e Bërnjak”, ka thënë Bogiçeviq duke shtuar se deri më tash ende nuk është arritur marrëveshja e plotë se ku do të shkojnë ato para. /Indeksonline/