“Nëse keni konflikte me Serbinë, më telefononi mua”/ Osmani për deklaratën e Trump: Kosova sot ndjeu peshën e garancisë amerikane!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar Presidentin Donald Trump pas mbledhjes së parë të Bordit të Paqes në Uashington.
Trump, në fjalën e tij, i garantoi mbështetje të plotë Kosovës nëse krijohen probleme me Serbinë.
Referuar kësaj deklarate, Osmani shprehet se Kosova sot ndjeu peshën e garancisë amerikane.
“Kosova sot ndjeu peshën e garancisë amerikane! Faleminderit, President Trump”, shkruan Osmani.
“Unë e zgjidha konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës. Ju po shkoni shumë mirë dhe kur nuk shkoni mirë më telefononi mua dhe e zgjidhim”, tha Trump në fjalën e tij në Bordin e Paqes.
/vizionplus.tv