Nësër mblidhet Asamblejae PS, në shenjë falënderimi
TIRANE - Socialistët do të mbledhin të premten Asamblenë Kombëtare në orën 11 të paradites. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare të Partisë Socialiste për një vendim të marrë nga strukturat drejtuese të kësaj partie gjatë ditës së djeshme. “Do të jetë një mbledhje formale. Deri tani nuk kemi një axhendë të paracaktuar. Eshtë një mbledhje që do të zhvillohet me gjithë anëtarët e Asamblesë dhe kandidatë të zgjedhur deputetë në këto zgjedhje, por edhe ata që kanë kontribuar.
Eshtë praktikë që pasi u mbyll një cikël falenderimesh pothuajse nga vetë strukturat e rretheve, një falenderim i veçantë i shkon edhe forumeve drejtuese” sqaroi dje në linjë telefonike sekretari organizativ i Partisë Socialiste Blendi Klosi. E konsideruar si një mbledhje rutinë në fundjavë, kjo mbledhje vjen afro dy javë pas përfundimit të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare dhe një eventi të madh të organizuar nga Partia Socialiste për të festuar 22 vjetorin e themelimit të kësaj partie, por edhe fitoren në zgjedhje.
Edi Rama ka vlerësuar më së shumti në të gjitha daljet e tij publike bashkëpunimin me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Por në mbledhjen e Asamblesë së PS, nuk do të ketë të ftuar nga partitë aleate. “Mundet që Rama të tregojë edhe ndonjë plan sesi ka menduar për qeverisjen e nesërme, sesi do të bashkëpunohet me aleatët, sesi do të veprohet edhe me parimin e deklaruar deri tani që ministrat nuk duhet të jenë deputetë, por edhe pyetje të tjera që mund të vijnë nga anëtarët e Asamblesë” thotë një anëtar i asamblesë për Shqiptarja.com.
Çështja kryesore e debatueshme më së fundi ka qenë ajo e qeverisjes. Vetëm dy ditë më parë, deputeti i parë nga PS që foli për mënyrën sesi duhet të formohet kabineti qeveritar ishte deputeti Erion Braçe. “Na duhet një qeveri e re, një qeveri jo me anëtarë të përfolur apo me të shkuar me shkelje të ndryshme, një qeveri jo me shumë zëvendësministra, dhe një qeveri qytetare” ishin disa nga propozimet e Erjon Braçes në facebook.
Në hollin dhe kafen rreth PS, ziejnë diskutimet sesi do të krijohet kabineti i ri qeveritar. Nëpër tavolina pjesa më e madhe e atyre që diskutojnë flasin se LSI do të marrë katër ministri. Ndëkohë që të tjerë debatojnë edhe për disa ministri të tjera, si ajo e Ekonomisë dhe Energjetikës, ajo e Brendshme dhe Ministria e Kulturës dhe Turizmit që do të ndahen dhe nuk do të grupohen ashtu sikurse janë aktualisht.
Por të gjitha këto janë projekte tavolinash. Edi Rama nuk ka folur për asnjë variant nga ato që janë përfolur deri tani. Dhe pritet që në muajin gusht të gjitha këto debate dhe diskutime të marrin fund, kur Rama dhe Meta të kenë vendosur parimet e tyre të qeverisjes, e po ashtu edhe për mënyrën sesi do të ndahet pushteti me aleatët.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.07.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)