Nesër primaret e PD për qarkun e Tiranës, ja cilët janë kandidatët dhe vendet ku do të votohet

Ditën e nesërme (1 Mars 2025), do të zhvillohen primaret për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit 2025. Votimi nis në orën 08:00 dhe mbyllet në orën 18:00.
Mënyra e votimit është një anëtar, një votë. Në fletën e votimit do të jenë të gjithë kandidatët e qarkut Tiranë (Tiranë, Kamëz, Kavajë, Vorë, Rrogozhinë).
Çdo anëtar ka të drejtë të votojë vetëm një kandidat.
Vendet e votimit: -Tirana 1 – Shkolla “Ali Demi” -Tirana 2 – Selia Qëndrore e PDSH -Tirana 3 – Selia e Degës, zona e Xhamllikut, pas karburantit Ifuel -Tirana 4 – Selia e Degës, “Kompleksi Orion”, Rr. “Faruk Begolli” -Tirana 5 – Selia Degës, Kompleksi “Kika” -Tirana 6 – Selia e Degës, Kombinat -Tirana 7 – Selia e Degës, Rr. “Muhamet Gjollesha”, Godina përballë “Hotel Mondial” -Tirana 8 – Selia e Degës, Rr. “Xhemal Tafaj”, Lagjja te Selvia, Rruga e “Saraçëve” -Tirana 9 – Selia e Degës, Bulevardi i Ri -Tirana 10 – Selia e Degës, Rr. “Bogdanëve” -Tirana 11 – Selia e Degës, Rr. “Egnatia”, sipër KMY, kati 2 -Tirana 12 – Zyra e Degës, Sauk -Tirana 13 – Zyra e Degës, Yrshek -Tirana 14 – Zyra e Degës, Qesarakë, Dajt -Tirana 15 – Zyra e Degës, Lokali i Besnik Kodrës, Pezë Helmës -Tirana 16 – Selia Degës, zona e Astir -Kamëz – Selia e Degës, në qendër të Kamzës -Kavajë – Tek kinemaja, në qendër -Vorë – Vorë, Hotel Kontinental, kati 1, hyrja nga pas -Rrogozhinë – Rr. “Stacioni i Trenit”, tek kinemaja