Nesta mund të pensionohet

Alessandro Nesta ka pranuar se mund të pensionohet nga futbolli.
36 vjeçari braktisi Milanin në fund të sezonit kur edhe skadoi kontrata me gjigantin italian dhe pranoi se dëshiron të vazhdojë karrierën në një shtet të huaj. Por, ende nuk ka gjetur klub të ri.
“Nuk më është dhënë rasti të luaj në MLS. Jam munduar, por asnjë klub nuk më paraqiti ofertë. Tani për tani i vetmi vend ku mund të luaj është plazhi”, deklaroi Nesta për Goal.com. Së fundmi spekulohej se Milan është i gatshëm të ofrojë kontratë njëvjeçare Nestas, por ai duket i destinuar të pensionohet.