Nestës i duhen edhe 15 ditë për t’u bashkuar me Milanin
Milano - Alesandro Nestës i duhen edhe 15 ditë që të jetë i gatshëm për të luajtur me skuadrën e Milanit. Ky është vendimi i mjekut të Milanit, Masimo Manara, dhënë para mikrofonëve të Milan Channel.
Të gjithë mendonin për rikthimin e shpejtë të ish-mbrojtësit të kombëtares me Milanin, por deklarata e mjekut ka prishur gjithçka. Nesta duhet të punojë akoma për të arritur një gjendje më të mirë fizike. Nesta i mungon Milanit prej muajsh pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.