Netanjahu: Kemi caktuar datën për ofensivën ushtarake në Rafah

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu ka deklaruar se është caktuar një datë për një ofensivë izraelite në Rafah. Por, ai nuk bwri tw ditur se kur do të ndodhte pushtimi.
“Sot mora një raport të detajuar mbi bisedimet në Kajro, ne po punojmë vazhdimisht për të arritur qëllimet tona, para së gjithash lirimin e të gjithë pengjeve tona dhe arritjen e një fitoreje të plotë ndaj Hamasit. Kjo fitore kërkon hyrjen në Rafah dhe eliminimin e batalioneve terroriste atje. Do të ndodhë – ka një datë”, tha Netanjahu.
Ushtria izraelite më parë u tha njerëzve nga kudo tjetër në Gaza që të evakuoheshin në Rafah, i cili është në kufi me Egjiptin, duke e shpallur atë një zonë të sigurt.
Presioni ndaj izraelitëve është rritur nga komuniteti ndërkombëtar dhe Shtetet e Bashkuara për të mos pushtuar qytetin pa një plan specifik se si të mbahen të sigurt civilët atje. 600,000 fëmijë aktualisht janë strehuar në Rafah.
/rtsh.al/