E Shtunë, 31 Tetor 2026

Netanjahu-Livni Koalicion?

Benjamin Netanjahu, i paracaktuar per t'u bere kryeministri i ardhshem Izraelit dhe rivalja e tij ministrja e Jashtme Zipi Livni, kane zhvilluar nje takim te fshehte per formimin e mundshem te nje qeverie koalicioni, njoftuan mediat vendase.
Drejtuesi i partise se djathte Likud, Netanjahu dhe ajo e partise se qendres Kadima jane takuar ne shtepine e kesaj te fundit ne Tel-Aviv, ku kane biseduar kryesisht per mundesine e nje koalicioni. Sipas formules se parashikuar, Netanjahu mund te drejtoje qeverine per te pakten tre vjet dhe Livni do ta zevendesoje ate per pjesen e mbetur te mandatit, qe pritet te jete reth 1 vit.
Po sipas medias, ne perfundim te takimit te tyre te fshehte, Livni dhe Netanjahu kane shprehur pikepamjet e tyre pa arritur megjithate te bien dakord lidhur me nje kompromis. Paralelisht Netanjahu pritet te vazhdoje bisedimet me disa parti te levizjes fetare dhe te ekstremit te djathte per te arritur marreveshje koalicioni.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›