E Martë, 3 Nëntor 2026

Netanjahu diskuton me Blinken për fazën tjetër të luftës me Hamasin

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka bërë të ditur se do të diskutojë me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken fazën tjetër të luftës ndaj Hamasit.

Ndërkaq, Blinken është në Izrael të enjten për t’u takuar me ligjvënësit izraelitë dhe u takua me kabinetin e luftës izraelite.

“Dua të shpreh vlerësimin tonë për mbështetjen tuaj që nga fillimi: President, ju personalisht, në luftën e eliminimit të Hamasit dhe lirimit të pengjeve tona.

Ju keni qenë shumë, shumë ndihmues. Ne e vlerësojmë thellësisht”,  tha Netanjahu, duke iu drejtuar Blinken para fillimit të takimit.

Sipas zyrës së shtypit të qeverisë izraelite, në takim u bashkuan disa zyrtarë të lartë amerikanë, duke përfshirë ambasadorin e SHBA në Izrael, Jack Leë dhe të dërguarin special për çështjet humanitare në Lindjen e Mesme, David Satterfield.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›