E Diel, 1 Nëntor 2026

Netanjahu udhëton drejt SHBA/ Takim me Trump para Bordit të Paqes”

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu është nisur drejt Uashingtonit për një takim me presidentin amerikan Donald Trump, përpara mbledhjes së parë të Bordit të Paqes që do të mbahet javën e ardhshme.

Përpara nisjes, Netanjahu theksoi rëndësinë e marrëdhënieve Izrael–SHBA dhe çështjet që do të diskutohen.

“Në këtë udhëtim do të diskutojmë një sërë çështjesh: Gazën, rajonin, por sigurisht, para së gjithash, negociatat me Iranin”.

Netanjahu nuk dha detaje të mëtejshme, ndërsa Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar tashmë mbledhjen e parë të liderëve të Bordit të Paqes, e cila do të mbahet më 19 shkurt.

Ky samit nuk do të jetë vetëm diplomatik, por do të shërbejë edhe si një konferencë e madhe donatorësh për mbledhjen e fondeve për rindërtimin e Gazës.

Në këtë strukturë të re marrin pjesë 26 vende, mes të cilave edhe Shqipëria dhe Kosova, që kanë konfirmuar praninë e tyre.

Sipas rezolutës së Këshillit të Sigurimit të mes-nëntorit, ky bord ka kompetencën të krijojë një forcë ndërkombëtare stabilizimi në Gaza, për të mbikëqyrur armëpushimin e brishtë të arritur mes Izraelit dhe Hamasit.

Ky takim shënon mbledhjen e parë zyrtare pas asaj themeluese që u mbajt gjatë Samitit të Davosit më 20 janar 2026.

Bordi, i drejtuar personalisht nga Donald Trump, synon të marrë në dorë qeverisjen e përkohshme të Gazës, megjithëse ambiciet e presidentit amerikan shkojnë më tej.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›