E Martë, 3 Nëntor 2026

Netanyahu: Hezbollahu do të bënte ‘gabimin e jetës’ nëse hyn në luftë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar Hezbollahun, i cili është forca më e fuqishme ushtarake e Libanit, kundër hapjes së një fronti të dytë lufte me Izraelin.

Sipas BBC , Netanyahu duke folur me trupat izraelite pranë kufirit me Libanin, u shpreh se, “ Hezbollah do të bënte gabimin e jetës nëse do të përfshihej”.

Ai tha se do të sillte kundërsulme izraelite të përmasave të paimagjinueshme që do të shkaktonin shkatërrim mbi Libanin.

Izraeli dhe SHBA-ja kanë paralajmëruar tashmë Hezbollahun e mbështetur nga Irani, i cili është cilësuar një organizatë terroriste nga Britania e Madhe, SHBA dhe vende të tjera, kundër hapjes së një fronti tjetër beteje në kufirin verior të Izraelit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›