E Diel, 1 Nëntor 2026

Netanyahu: Izraeli është i vendosur të ndalojë Iranin të sigurojë armë bërthamore

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka ripohuar angazhimin e tij për të penguar Iranin të zhvillojë armë bërthamore, duke e quajtur një zhvillim të tillë si “rrezik ekzistencial” për Izraelin.

Duke folur në konferencën Muni Expo për qeverisjen lokale në Tel Aviv, Netanyahu tha se qeveria e tij është plotësisht e vendosur të parandalojë që Teherani të bëhet një fuqi bërthamore.

“Ne kemi kryer operacione të shumta brenda Iranit dhe po punojmë aktivisht për të ndaluar këtë kërcënim”, tha ai.

Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kanë pretenduar prej vitesh se Irani është afër ndërtimit të armëve bërthamore, por pa ofruar prova bindëse publike për këto pretendime.

Netanyahu iu referua edhe situatës në kufirin verior të Izraelit me Libanin. Ai tha se objektivat ushtarake të Izraelit në Liban ende nuk janë plotësuar plotësisht.

Sipas tij, Izraeli është në proces të krijimit të një zone sigurie në Libanin jugor, me qëllim që të parandalojë sulmet e Hezbollahut nga ana tjetër e kufirit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›