E Shtunë, 31 Tetor 2026

Netanyahu: Izraeli po vepron për të penguar Hezbollahun

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se Izraeli është duke vepruar për të ndaluar armët siriane që të arrijnë në duart e Hezbollahut.

Duke folur në takimin javor të kabinetit, Netanyahu ka thënë se Lindja e Mesme është duke kaluar periudhën më të ndjeshme në disa dekada.

Ai ka thënë se Izraeli është i përgatitur për çdo skenar për të mbrojtur interesat e sigurisë së qytetarëve.

Komentet e tij vijnë dy javë pasi Izraeli ka sulmuar pranë Damaskut, për të parandaluar, siç ka thënë ai, transferimin e armëve të sofistikuara iraniane në duart e grupit militant të Hezbollahut, i cili është aleat i presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Netanyahu, të martën, ka zhvilluar bisedime në Rusi në lidhje me krizën në Siri.

Rusia është furnizuesi kryesor me armë i Sirisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›