Netanyahu: Jeruzalemi, vetem i Izraelit

Kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu ka deklaruar se Jeruzalemi i bashkuar eshte kryeqyteti qe i perket vetem Izraelit.
“Vetem nen sovranitetin e Izraelit ne Jeruzalemin e bashkuar do te mund te sigurohet liria e besimeve dhe e hyrjes se lire ne objektet e shenjta”, ka pohuar Netanyahu.
Ai ka shtuar se vetem ne kete menyre ne Jeruzalem do te mund te jetojne te sigurt besimtaret dhe minoritetet e etnive te ndryshme.