E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Netanyahu: Vendbanimet në Bregun Perëndimor, prioritet kryesor

Qeveria izraelite e vijës së ashpër e Benjamin Netanyahut, e vendos zgjerimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor në krye të listës së saj prioritare, duke u zotuar të legalizojë dhjetëra shtëpi të ndërtuara ilegalisht dhe të aneksojë territorin e pushtuar, si pjesë e marrëveshjes së saj të koalicionit me aleatët ultranacionalistë.

Marrëveshjet e koalicionit, e publikuara një ditë përpara betimit të qeverisë, përfshin gjithashtu diskriminimin ndaj personave LGBTQ për arsye fetare, reforma të diskutueshme gjyqësore, si dhe rrogë të madhe për burrat ultra-ortodoksë që preferojnë të studiojnë në vendet e punës.

Paketa hedh themelet për atë që pritet të jetë një fillim i stuhishëm për qeverinë më fetare dhe më të djathtë të vendit në histori, duke e vënë atë në kundërshtim me një pjesë të madhe të publikut izraelit, duke renditur këtu edhe aleatët më të afërt të Izraelit, si dhe duke përshkallëzuar më tej tensionet me palestinezët.

“Ajo që më shqetëson më shumë është se këto marrëveshje ndryshojnë strukturën demokratike të asaj që ne e njohim si shteti i Izraelit,”- tha Tomer Naor, zyrtari kryesor ligjor i Lëvizjes për Qeverinë e Cilësisë në Izrael, një grup ky mbikëqyrës. 

“Një ditë do të zgjohemi të gjithë dhe Netanyahu nuk do të jetë kryeministër, por disa nga këto ndryshime do të jenë të pakthyeshme.”

Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor në vitin 1967 së bashku me Rripin e Gazës dhe Jerusalemin lindor – territor që palestinezët e kërkojnë për një shtet të ardhshëm të tyrin. 

Izraeli ka ndërtuar dhjetëra vendbanime hebreje dhe shtëpi për rreth 500,000 izraelitë që jetojnë së bashku me rreth 2.5 milionë palestinezë.

Shumica e komunitetit ndërkombëtar i konsideron vendbanimet e Izraelit në Bregun Perëndimor të paligjshme dhe një pengesë për paqen me palestinezët. 

Shtetet e Bashkuara tashmë kanë paralajmëruar qeverinë e ardhshme kundër ndërmarrjes së hapave që mund të minojnë më tej shpresat për një shtet të pavarur palestinez.

Në përgjigje të një kërkese për koment, udhëheqja palestineze theksoi se konflikti izraelito-palestinez mund të zgjidhet vetëm përmes krijimit të një shteti palestinez me Jerusalemin lindor si kryeqytet.

Pa një zgjidhje të negociuar mes dy shteteve, “nuk do të ketë paqe, siguri apo stabilitet në rajon”,- tha Nabil Abu Rdeneh, një zëdhënës i presidentit palestinez Mahmud Abbas. Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga SHBA për këtë situatë. Apnews

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›