E Hënë, 2 Nëntor 2026

Netanyahu dhe Trump diskutojnë për pengjet në Gaza dhe Sirinë! Kryeministri izraelit mesazh Hezbollahut: Do të veprojmë kundër jush sipas nevojës

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu foli me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, për zhvillimet në Siri, por edhe për lirimin e pengjeve izraelitë të mbajtur nga Hamasi në Gaza.

Netanyahu i përcolli Trump vendosmërinë e Izraelit për të vazhduar veprimet kundër Iranit dhe grupeve të armatosura të lidhura me të sa herë që ata përpiqen të dëmtojnë Izraelin.

“Ne jemi të vendosur të parandalojmë riarmatimin e Hezbollahut”, tha ai në një video-mesazh.

“Kjo është një provë e vazhdueshme për Izraelin, ne duhet ta përballojmë atë dhe do ta bëjmë. I them qartë Hezbollahut dhe Iranit: ne do të vazhdojmë të veprojmë kundër jush sipas nevojës dhe në çdo kohë”.

Siç sqaroi Netanyahu, ai foli me Trump të shtunën mbrëma.

“Ishte një diskutim shumë miqësor, shumë i ngrohtë dhe shumë i rëndësishëm”, shpjegoi kryeministri izraelit.

Ne nuk kemi asnjë interes në konfliktin me Sirinë, tha Netanyahu.

“Ne do të përcaktojmë politikën e Izraelit ndaj Sirisë sipas realitetit në terren”.

“Siria nuk është e njëjta Siri,” thotë ai, duke argumentuar se Izraeli po ndryshon Lindjen e Mesme.

“Libani nuk është i njëjti Liban, Gaza nuk është e njëjta Gaza dhe udhëheqësi i boshtit, Irani, nuk është i njëjti Iran.”

Veprimet izraelite në Siri kishin për qëllim “të parandalonin kërcënimet e mundshme nga Siria dhe të parandalonin elementët terroristë që të merrnin kontrollin pranë kufijve tanë”, theksoi ai./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›