E Shtunë, 31 Tetor 2026

New Orleans, protesta ndaj ndotjes me naftë

Banorë të qytetit të New Orleans protestuan kundër ndotjes së Gjirit te Meksikës.

Nafta që po derdhet në det po dëmton edhe bizneset e vogla lokale ndërsa në det dështuan operacionet për mbylljen e tubit të naftës që po shkakton një katastrofë të madhe mjedisore.

Ndërkohë Shtëpia e Bardhë tha se sasia e naftës dhe e gazit, që ka rrjedhë nga një pus i dëmtuar i kompanisë BP në Gjirin e Meksikës, mund të rritet për 20%, derisa po vazhdojnë përpjekjet për ndaljen e rrjedhjes.

Lidhur me përpjekjet e reja është informuar edhe presidenti Barak Obama.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs, njoftoi se operacioni i ri “sipas BP-së, ka mundësi të fillojë sot apo të martën”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›